Curtis Scaparrotti: NATO është e përkushtuar të qëndrojë në Kosovë, për të siguruar paqe dhe stabilitet për rajonin

Curtis Scaparrotti: NATO është e përkushtuar të qëndrojë në Kosovë, për të siguruar paqe dhe stabilitet për rajonin

Kryetari, Hashim Thaçi priti komandantin Suprem të NATO-s për Evropë, gjeneralin Curtis Scaparrotti, i cili shoqërohej nga komandanti i KFOR-it, gjeneralmajori, Giovanni Fungo. Kryetari Thaçi falënderoi gjeneralin Scaparrotti për mbështetjen që NATO i ka dhënë Kosovës në sigurimin e paqes në Kosovë dhe rajon dhe theksoi se i NATO-s në Kosovë ka qenë përcaktues jo vetëm në ruajtjen e stabilitetit dhe rritjen e sigurisë, por edhe në bashkëpunimin ndërmjet të gjitha komuniteteve në Kosovë. Tani jemi në proces të krijimit të institucioneve të Kosovës, të cilat do të jenë multietnike dhe me orientim të qartë euroatlantik, theksoi kryetari, Hashim Thaçi. Ndërkohë, komandanti Suprem i NATO-s për Evropë, gjeneralin, Curtis Scaparrotti ka thënë se NATO është e përkushtuar të qëndrojë në Kosovë, për të siguruar paqe dhe stabilitet për krejt rajonin.

Kontrolloni gjithashtu

Sot, Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë, e vizitoi, një delegacion i Zvicrës nga komuna Meyrin e Gjenevës

Sot, Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë, e vizitoi, një delegacion i Zvicrës nga komuna Meyrin e Gjenevës

Sot, në Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë,  në fshatin Berishë, qëndroi  për një vizitë, …