Rrahman Rama: Largimi i pjesëtarëve serbë të FSK-së nuk do të këtë ndikim në transformimin në ushtri

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama ka prezantuar kapacitetet dhe të arriturat e FSK-së

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama ka prezantuar kapacitetet dhe të arriturat e FSK-së para të pranishmeve.  Vetëm gjate vitit të kaluar kemi pasur dhjetëra pjesëtarë tonë që kanë marrë pjesë në shkollime përkrah aleatëve tanë, kemi ofruar ndihmë në deminim në mënyrë që të krijojmë ambient të sigurt, kemi krijuar qendrën e studimeve universitare katër vjeçare ku pjesëtaret tanë marrin edukimin e nevojshëm. Forca jone është dinamike veçanërisht në profesionalizëm dhe në kuadër të kësaj kemi pasur mbi 200 aktivitete. Konferenca do të fokusohet në planet bilaterale vjetore për vitin 2018 midis Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe partnerëve bilateral, si dhe nevojat dhe kërkesat e FSK-së për zhvillim të mëtejshëm për 2019/2020. Ky aktivitet ka për qëllim që të mbledhë të gjithë aktorët mbështetës të Forcës së Sigurisë së Kosovës me qëllim të koordinimit të mbështetjes së ofruar nga vendet partnere me të cilat MFSK ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi.

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK), Rrustem Berisha në konferencën e organizuar nga kjo ministri me temën “FSK dhe Partnerët’’, ka folur për arritjet e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), duke përfshirë këtu edhe integrimin e komuniteteve jo shumicë, ndërsa ka kërkuar nga Lista serbe ta kuptojë realitetin e ri dhe të jetë pjesë e transformimit të FSK-së. Berisha në këtë konferencë tha se kanë arritur ta kalojnë dhjetë  për qindëshin (10%) e përfaqësimit të komuniteteve jo shumicë, sidomos të komunitetit serb. “Kemi rekrutuar 30 persona të komunitetit serb. E çmojmë lart vendosmërinë e këtyre rekruteve edhe përkundër kërcënime dhe presioneve, ata kanë vendos të jenë pjesë aktive e FSK-së”, ka thënë Berisha.

Kontrolloni gjithashtu

Sot, Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë, e vizitoi, një delegacion i Zvicrës nga komuna Meyrin e Gjenevës

Sot, Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë, e vizitoi, një delegacion i Zvicrës nga komuna Meyrin e Gjenevës

Sot, në Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë,  në fshatin Berishë, qëndroi  për një vizitë, …