Isa Mustafa

Kryeministri Mustafa: Kosova e ka forcuar sovranitetin shtetëror dhe integritetin territorial

Kryeministri i Kosovës, gjatë interpelancës para deputetëve të Kosovës, lidhur me kodin shtetëror telefonik, ka thënë se me këtë marrëveshje Kosova e ka forcuar sovranitetin shtetëror dhe integritetin territorial.
“Kosova në Bruksel ka arrit marrëveshje me Serbinë e cila i siguron Kosovës kodin e telekekomunikacionit shtetëror. Tash kur ne po bisedojmë këtu Edita Tahiri po merr pjesë në implementimin e kësaj marrëveshje. Kosova do ta ketë kodin e saj telefonik dhe ky kod do të jetë ai i cili do t’i heq nga përdorimi tri kodet që janë përdorë deri tani. Ndërkaq kodi shtetëror i Kosovës do ta bëjë Kosovën me kod të vetin duke i hekë nga përdorimi kodet që janë përdorë tash e 17 vite ilegalisht si është ai 377, 386, 381”, tha ai.
Sipas tij, Austria tashmë ka aplikuar në janar në emër të Kosovës për të kërkuar nga EBU,  t’i ndaj kodin telefonik Kosovës. Ai ka sqaruar se arsyeja pse është dashtë Austria të aplikoi, është se në këtë mënyrë mund të largoheshin pengesat sepse Kosova ende nuk është anëtare e KB-së dhe pengesat që Serbia do të mund t’ia bënte

Kontrolloni gjithashtu

Sot, Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë, e vizitoi, një delegacion i Zvicrës nga komuna Meyrin e Gjenevës

Sot, Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë, e vizitoi, një delegacion i Zvicrës nga komuna Meyrin e Gjenevës

Sot, në Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë,  në fshatin Berishë, qëndroi  për një vizitë, …