Kryetari, Hashim Thaçi ka uruar popullin francez për Ditën Kombëtare të Francës

Kryetari, Hashim Thaçi ka uruar popullin francez për Ditën Kombëtare të Francës

Kryetari, Hashim Thaçi  ka uruar popullin francez për Ditën Kombëtare të Francës. Gjatë pjesëmarrjes në ceremoninë e organizuar nga Ambasada e Francës në Kosovë, ai theksoi se Dita Kombëtare e Francës, 14 korriku, shënon lindjen e vlerave të reja që promovuan lirinë, barazinë dhe vëllazërinë, jo vetëm në Francë, por edhe më gjerë. Këto vlera u bënë frymëzim për shumë popuj të botës për të mposhtur frikën, për të thyer shtypjen dhe për të fituar lirinë. Lufta për liri, pavarësi dhe shtet ndërtimi në Kosovë ishin bashkim i aspiratave të popullit për një shtet sovran dhe i mbështetjes së fuqishme të miqve tanë ndërkombëtarë. Franca ishte shteti i parë që një ditë para shpalljes së pavarësisë futi Kosovën në hartën e shteteve të pavarura, derisa të nesërmen njohu pavarësinë tonë, vlerësoi në mes tjerash kryetari, Hashim Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Sot, Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë, e vizitoi, një delegacion i Zvicrës nga komuna Meyrin e Gjenevës

Sot, Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë, e vizitoi, një delegacion i Zvicrës nga komuna Meyrin e Gjenevës

Sot, në Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë,  në fshatin Berishë, qëndroi  për një vizitë, …