Limaj: Institucionet e Kosovës në bashkëpunim me KFOR-in kanë filluar ushtrim “Shpata e Argjendtë”

Limaj: Institucionet e Kosovës në bashkëpunim me KFOR-in kanë filluar ushtrim “Shpata e Argjendtë”

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka bërë me dije se nga data 16 prill deri më 27 prill institucionet e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me KFOR-in kanë nisur ushtrimin e quajtur “Shpata e Argjendtë”. “Institucionet e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me KFOR-in kanë nisur një ushtrim të quajtur “Shpata e Argjendtë”. Ky ushtrim ka për qëllim koordinimin e mekanizmave tonë të sigurisë për të planifikuar dhe menaxhuar situatat emergjente të mundshme dhe ka për qëllim vlerësimin e kapaciteteve tona të sigurisë, gatishmërinë e tyre për të iu përgjigjur situatave të ndryshme që mund të cenojnë sigurinë e Republikës së Kosovës”, ka thënë ndër të tjera Limaj. Këshilli i Sigurisë Kombëtarë, sipas Limajt, së bashku me KFOR-in pas këtij ushtrimi do të analizojnë dhe nxjerrin rekomandimet e nevojshme. Numri dy i qeverisë së Kosovës ka ftuar qytetarët që të mos shqetësohen nga ky ushtrim, pa zbuluar planin e këtij ushtrimi.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Bislimi

Besnik Bislimi nuk pajtohet me qëndrimin e Serbisë në dialogun për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë

Pas takimit në Bruksel, për çështjen e dinarit, zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, ka shprehur …