Brickos

Ismet Sylejmani: Jonuz Musliu, një jetë luftë për atdhe

Musliu: Provokimet janë të planifikuara dhe të nxitura nga zgjedhjet presidenciale që mbahen këtë vit në Serbi

Kryetari i Këshillit Nacional për Preshevën, Bujanoc dhe Medvegjë, Jonuz Musliu, ka folur për provokimet që po i bën shteti serb në tri komunat shqiptare të mbetura nën Serbi. Të gjitha këto provokime janë të planifikuara dhe të nxitura nga zgjedhjet presidenciale që mbahen këtë vit në Serbi. Ai fajëson edhe Rusinë se po përpiqet  që të faktorizohet në Ballkan përmes shteteve si Mali i Zi, Greqia, Maqedonia, e sidomos Serbia, dhe se pas zhvillimeve provokuese serbët kanë shtuar armatimin e rëndë në bazën që gjendet jo më larg se 15 km larg kufirit me Kosovën. Musliu u ankua në dy qeveritë, atë të Kosovës dhe Shqipërisë për mos angazhim të duhur karshi shqiptarëve. Ditëve të fundit disa kamionë me armë të rënda  kanë ardhur nga Leskovci në drejtim të Bujanocit, ka thënë, Januz Musliu.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Bislimi

Besnik Bislimi nuk pajtohet me qëndrimin e Serbisë në dialogun për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë

Pas takimit në Bruksel, për çështjen e dinarit, zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, ka shprehur …