Nga numërimi i mbi 20% të votave, Partia Socialiste ka fituar 75 mandate

Nga numërimi i mbi 20% të votave, Partia Socialiste ka fituar 75 mandate

Partia Socialiste është pranë një fitoreje historike, kjo dallohet qartë pas numërimit të mbi 20% të votave. Teksa janë numëruar 1357 nga 5362 kuti në të gjithë Shqipërinë, PS udhëheq me mbi 50.33% të votave, e ndjekur nga PD me 27.74% të votave dhe LSI me 15.35% të votave. Ndërsa PS ka një rritje  në vota në krahasim me 4 vite më parë, e kundërta ndodh me PD që është rrudhur në shifra në këto zgjedhje. Ndërkohë që në Parlament duket se do të jetë edhe PDIU, edhe pse bazuar në numërimin e deritanishëm do të ketë më pak përfaqësues në Parlamentin e ardhshëm.

Bazuar tek numërimi deri tanishëm, rezulton se projeksioni për ndarjen e mandateve është ky:

PS – 75 mandate

PD – 41 mandate

LSI – 20 mandate

PDIU – 3 mandate

PSD – 1 mandat

Kontrolloni gjithashtu

Sot, Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë, e vizitoi, një delegacion i Zvicrës nga komuna Meyrin e Gjenevës

Sot, Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë, e vizitoi, një delegacion i Zvicrës nga komuna Meyrin e Gjenevës

Sot, në Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë,  në fshatin Berishë, qëndroi  për një vizitë, …