Brickos

Policia e Kosovës apelon të gjithë drejtuesit e automjeteve, që të jenë të kujdesshëm dhe sa më vigjilentë

Policia e Kosovës apelon të gjithë drejtuesit e automjeteve, që të jenë të kujdesshëm dhe sa më vigjilentë

Policia e Kosovës me qëllim të reduktimit të aksidenteve në trafikun rrugor, ka apeluar tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti drejtuesit e automjeteve, që të jenë të kujdesshëm dhe sa më vigjilentë gjatë drejtimit të automjeteve të tyre. Vëmendje kërkohet, posaçërisht në këtë periudhë kur kanë filluar ndryshimet atmosferike: reshjet e borës, mjegullat, ku gjatë natës dhe në orët e mëngjesit kemi kufizim të dukshmërisë dhe paraqitje të ngricave, rrugët bëhen më të rrëshqitëshme dhe qarkullimi nëpër rrugët tona vështirësohet. Në apelin e Policisë, thuhet se drejtuesit e automjeteve duhet të posedojnë pajisje dimrore dhe të respektojnë rregullat që dalin nga ligji i trafikut.

“Policia e Kosovës me njësitet e saj vazhdon të monitorojë dhe të menaxhojë situatën në trafikun rrugor nëpër të gjitha rrugët e vendit dhe aty ku pjesëmarrësit bien ndesh me rregullat në trafik, masa ndëshkuese ligjore do të aplikohen me qëllim të parandalimit të rasteve të aksidenteve në veçanti atyre me fatalitet që po paraqesin shqetësim për të gjithë dhe po shkaktojnë humbje të jetëve njerëzore”, thuhet në apelin e Policisë.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Bislimi

Besnik Bislimi nuk pajtohet me qëndrimin e Serbisë në dialogun për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë

Pas takimit në Bruksel, për çështjen e dinarit, zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, ka shprehur …