Sefaj: Në këtë ditë të shënuar t'i kujtojmë me pietet heronjtë e kombit dhe mos ta harrojmë sakrificën e tyre sublime

Sefaj: Në këtë ditë të shënuar t’i kujtojmë me pietet heronjtë e kombit dhe mos ta harrojmë sakrificën e tyre sublime

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj i ka uruar të gjithë qytetareve të vendit me rastin e 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Ai ka thënë së në këtë ditë të shënuar për vendin tonë le t’i kujtojmë me pietet heronjtë e kombit dhe mos ta harrojmë për asnjë çast sakrificën sublime të tyre.

Në këtë përvjetor jubilar të Pavarësisë së Kosovës dua t’i shpreh urimet e mia më të sinqerta për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. Qytetarët e Kosovës festojnë sot 10-vjetorin e pavarësisë së saj, mirëpo të gjithë ne jemi të vetëdijshëm se në këtë dekadë të parë të mëvetësisë sonë u ballafaquam me jo pak sfida. Megjithatë, në 10 vite shtet sa edhe i bën Kosova sot, progresi është evident në disa fusha. Sukseset të cilat i arritëm në këtë periudhë nuk guxojmë t‘i injorojmë. Sidoqoftë, në këtë ditë të shënuar për vendin tonë le t’i kujtojmë me pietet Heronjtë e kombit dhe mos ta harrojmë për asnjë çast sakrificën sublime të tyre. Pavarësisht sfidave të mëdha që na presin në rrugëtimin tonë për shtetndërtim, duhet të jemi të vendosur që Republika e Kosovës të jetë një histori suksesi, ngase këtë ua kemi borxh brezave të ardhshëm, rinisë sonë.Gëzuar 10-vjetori i Pavarësisë së Kosovës”, ka shkruar Sefaj në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Bislimi

Besnik Bislimi nuk pajtohet me qëndrimin e Serbisë në dialogun për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë

Pas takimit në Bruksel, për çështjen e dinarit, zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, ka shprehur …