Ministri Tahiri: Shtrirja e gjyqësorit në veri po ndodhë, tentativa e disa partive politike për ta devijuar këtë diskurs është dëmshme

​Ministri Tahiri: Shtrirja e gjyqësorit në veri po ndodhë, tentativa e disa partive politike për ta devijuar këtë diskurs është dëmshme

​Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka përsëritur se me zbatimin e marrëveshjes së Brukselit për Drejtësi, është bëri të mundur shtrirjen e pushtetit të gjyqësorit në katër komunat e Kosovës dhe tentativa e disa partive politike për të devijuar diskursin e kësaj ngjarjeje, përveç se është politike, përbën një politikë të dëmshme për vendin dhe një mesazh të keq për të gjithë qytetarët tanë. Sipas tij, zbatimi i kësaj marrëveshje, është një e arritur jashtëzakonisht e rëndësishme për Republikën e Kosovës, për sundimin e ligjit dhe shtrirjen e sovranitetit të vendit përmes çrrënjosjes së strukturave paralele në pjesën veriore të vendit.

“Thelbi i demokracisë qëndron në ballafaqimin e argumenteve politike mbi organizimin e shoqërisë dhe qeverisjen e saj. Pavarësisht faktit të të qenurit në pushtet apo opozitë, argumentimi dhe debati mbi atë që është e mundshme të arrihet kundrejt asaj që arrihet në të vërtetë e zhvillon demokracinë e një vendi dhe vetë forcat politike të tij. Megjithatë, kur bëhet fjalë për çështje që tejkalojnë interesa individuale dhe politike, pra kur është fjala për atë që është interes i përgjithshëm shtetëror , ka kritere mbi të cilat nuk është e denjë të kalohet. E kam thënë dhe e përsëris fuqishëm se zbatimi i Marrëveshjes së Brukselit për Drejtësi, që bëri të mundur shtrirjen e pushtetit të gjyqësorit në katër komunat e Kosovës, është një e arritur jashtëzakonisht e rëndësishme për Republikën e Kosovës, për sundimin e ligjit dhe shtrirjen e sovranitetit të vendit përmes çrrënjosjes së strukturave para lele në pjesën veriore të vendit. Përkundër vonesës, secili që sot është pjesë e kësaj të arriture duhet të ndihet krenar dhe se s’ka asnjë çështje të natyrës teknike apo të çfarëdo natyre tjetër që mund të mohojë faktin se, sot, Republika e Kosovës ushtron një sistem unik të drejtësisë dhe se qytetarët e saj në mbarë territorin e vendit ballafaqohen më një sistem juridik të bazuar në një kushtetutë të vetme, kushtetutën e Republikës së Kosovës. Prandaj, konsideroj se tentativa e disa partive politike për të devijuar diskursin e kësaj ngjarjeje, përveç se është politike, përbën një politikë të dëmshme për vendin dhe një mesazh të keq për të gjithë qytetarët tanë, pa dallim, për të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë që na kanë qëndruar afër në ndërtimin e Republikës sonë”, ka shkruar ai në Facebook.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …