Haradinaj: Do të angazhohemi fuqishëm në zbatimin e vendimeve dhe detyrimeve qeveritare, për uljen e papunësisë dhe varfërisë në Kosovë

Haradinaj: Do të angazhohemi fuqishëm në zbatimin e vendimeve dhe detyrimeve qeveritare, për uljen e papunësisë dhe varfërisë në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha sot se Qeveria e Kosovës do të angazhohet fuqishëm në zbatimin e vendimeve dhe detyrimeve qeveritare, për uljen e papunësisë dhe varfërisë në Kosovë, duke krijuar vende të reja të punës dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. Ai këto komente i bëri gjatë një takimi me përfaqësuesit e Shoqatës Bamirëse “Nëna Terezë”, të kryesuar nga drejtori Zef Shala.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj përgëzoi përfaqësuesit e Shoqatës “Nëna Terezë” për punën e palodhshme, e cila për 27 vjet me radhë nëpërmjet programeve dhe projekteve humanitare e ka ndihmuar dhe vazhdon të ndihmojë popullin e Kosovës, duke dhënë kontribut në zvogëlimin e varfërisë në vend.  Drejtori i Shoqatës “Nëna Terezë”, Zef Shala, e ka njoftuar kryeministrin Haradinaj me aktivitetet e shoqatës, që pos zbutjes së varfërisë po kontribuon edhe në zhvillim. Sipas tij kjo shoqatë është shpallur nga Ministria e Administratës Publike ndër organizatat më transparente në Kosovë. Gjatë viteve 1995 -1999 rreth 150 anëtar të Sh.B. “Nëna Terezë” janë vrarë kurse 40 konsiderohen të zhdukur në luftë.

Kontrolloni gjithashtu

Kriminelët serbë

Gjykata Themelore në Prishtinë, i ka caktuar një muaj paraburgim serbit J.SH, për veprën penale krime lufte kundër shqiptarëve

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka caktuar masën një muaj paraburgim ndaj serbit J.SH, …