1.1 milion refugjatë në Gjermani

Gjermania ka pranuar mbi 1 milion azilkërkues, përfshirë
edhe valën e fundit të refugjatëve nga Lindja e Mesme. Ministria e Brendshme e
Gjermanisë ka njoftuar se 1,091,894 njerëz në total janë regjistruar në mes të
muajve janar dhe dhjetor të vitit të kaluar. Sipas këtyre të dhënave, sirianët
ishin grupi më i madh i azilkërkuesve, të pasuar nga afganët dhe irakianët. Në
Gjermani është regjistruar edhe një kategori emigrantësh nga vendet e Ballkanit,
të cilët sipas kësaj ministrie, nuk kanë kurrfarë gjase për të fituar azilin.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani

Enver Hasani: Kuvendi nuk mund t’i ndryshojë asnjë presje Ligjit për Specialen të kthyer nga Presidentja

Profesori i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Enver Hasani, ka deklaruar se Kuvendi i Kosovës …