Gjykata Speciale

12 dëshmitarë të mbrojtur të Gjykatës Speciale paraqiten si viktima të krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Hagë

Në kohën  kur Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi po akuzohen për krime lufte, janë pranuar edhe 12 viktima për të marrë pjesë në procesin gjyqësor që do të zhvillohet ndaj tyre nga Gjykata Speciale  në Hagë. Gjyqtari i procedurës paraprake ka konstatuar se gjoja ka prova se viktimat kanë pësuar dëme si rezultat i drejtpërdrejtë i krimeve të pretenduara në aktakuzën e ndryshuar dhe i pranon ato si viktima pjesëmarrëse në procedurë. Në këtë vendim thuhet se të gjithë aplikantët janë viktima të krimeve që pretendohet se janë kryer në lokacionet e identifikuara në aktakuzën e ndryshuar dhe krimet e supozuara bien brenda fushëveprimit kohor të akuzave siç specifikohet në aktakuzën e ndryshuar në lidhje me secilën prej vendndodhjeve, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Kontrolloni gjithashtu

Sot, Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë, e vizitoi, një delegacion i Zvicrës nga komuna Meyrin e Gjenevës

Sot, Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë, e vizitoi, një delegacion i Zvicrës nga komuna Meyrin e Gjenevës

Sot, në Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë,  në fshatin Berishë, qëndroi  për një vizitë, …