Hekuran Murati

Ministri i Financave, Hekuran Murati, reagoi në Kuvend kundër deputetëve të opozitës lidhur me tërheqjen e parave në Trust

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar në seancën e Kuvendit kundër deputetëve të  opozitës sa i përket tërheqjes në Trust dhe masave të qeverisë përballë çmimeve. Murati tha se familjet me asistencë sociale, studentët e pensionistët kanë zero para në Trust, andaj miratimi i tërheqjes së të hollave nga trusti s’ju ndihmon këtyre familjeve. Sa kanë trust familjet në asistencë sociale, zero, sa kanë trust studentët zero, sa kanë trust pensionistët zero, sa kanë trust ata që paguhen me pagë minimale, mundem me i pasë 100 euro, që 30 për qind i bie 30 euro me këto masa po doni me i ndihmu këto familje”, tha Murati në fjalën e tij. Ai ka kritikuar opozitën se nuk e kanë përkrahur marrëveshjen me Bankën Botërore për zgjerimin e skemës sociale.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Në Kuvendin e Kosovës. në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore

Në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore, pasi deputetët …