12 emigrantë janë mbytur nga përmbytja e anijes, me të cilin po lundronin nëpër ujërat e Greqisë perëndimore

Roja bregdetare greke ka njoftuar se së paku 12 qytetar janë mbytur nga përmbytja e anijes së imigrantëve me të cilin po lundronin nëpër ujërat perëndimore të Greqisë. Roja bregdetare greke njoftoi se 21 persona janë shpëtuar të gjallë nga kjo anije por shifra e të vdekurve ishte njëra prej më të lartave në muajt e fundit. Autoritetet dërguan anije dhe helikopterë në vendin ku ndodhi ngjarja tragjike për të kërkuar më shumë të mbijetuar të mundshëm. Besohet se në këtë anije ishin rreth 50 persona. Sipas raportit Organizatës së Kombeve të Bashkuara, llogaritet se gjatë vitit 2019, në Greqi hyrë mbi 74 mijë imigrantë dhe refugjatë dhe shumica e tyre kanë hyrë nëpërmjet transportit ujor.

Kontrolloni gjithashtu

UCK

Më 21 maj të vitit 1998 dhe të vitit 1999 kanë rënë shumë dëshmorë të UÇK-së

Më 21 maj të vitit 1998  kanë rënë dëshmorët e UÇK-së, Arben Aziz Haliti dhe …