Brickos

Vetëvendosje e LDK

Moskrijimi i qeverisë tregon për papërgjegjësinë e VV-së dhe LDK-së për çështje shtetërore konstatojnë analistët

Duke folur për mos krijimin e Qeverisë dhe bisedat e stërzgjatura në mes të Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, analistët kanë konstatuar se moskrijimi i qeverisë tregon për papërgjegjësinë e këtyre dy partive politike për çështje shtetërore. Analistët kanë thënë se të dyja këto parti kanë kërkesa dhe heqja dorë prej tyre do të thotë humbje për to. Nuk ka marrëveshje mes VV-së dhe LDK-së, sepse ka interesa të ndryshme ndërmjet tyre dhe ka ndarje të pushtetit. Ka grup të individëve në të dyja partitë që bisedimet po bëjnë për karrige dhe për ndarje të pushtetit dhe kjo e pamundëson arritjen e marrëveshjes, ka deklaruar analisti, Ramush Tahiri. Edhe njohësi tjetër i zhvillimeve në vend, Faton Avdullahu ka thënë se mosarritja e një marrëveshje për bashkëqeverisje mes LVV-së dhe LDK-së është papërgjegjësi e të dyja partive. Ai ka shtuar më tutje se pasi deri më tani këto dy parti politike kanë dëshmuar se nuk po munden ta bëjnë qeverinë atëherë duhet një presion më i madh ndaj tyre për ta krijuar qeverinë ose të shkohet në zgjedhje të reja.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar Betejën e Qafë Mullarit, heroin e kombit, Ilaz Kodra dhe martirët e Drenicës

Kryetari i AAK, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar Betejën e Qafë Mullarit dhe heroin e kombit, …