Jetlir Zyberaj: Aleanca Kosova e Re synon që të hyjë në koalicion parazgjedhor me bashkë me ndonjë parti politike

Zyberaj: Shumica e anëtarëve të strukturave udhëheqëse të Serbisë që bënë krime në Kosovë u lanë të lirë e disa u akuzuan por nuk u gjykuan

Këshilltari i shefit të diplomacisë së vendit tonë, Behxhet Pacolli, Jetlir Zyberaj ka publikuar dokumente që dëshmojnë për përfshirjen e anëtarëve të strukturave udhëheqëse të Serbisë në krimet dhe masakrat e shqiptarëve anekënd Kosovës. Këshilltari, Jetlir Zyberaj ka shkruar se brenda kësaj dosje, mund të shihet procedura e zhvarrosjes së trupave shqiptare që u vranë dhe u varrosën në një kompleks të policisë serbe të quajtur “13 maj” në Batajnica afër Zemunit. Kompleksi është përdorur si një terren trajnimi për njësitë speciale serbe, i cili më pas u drejtua nga Goran Radosavljeviq-Guri, një kriminel i njohur për krime makabre në Kosovë i cili drejtoj operacionin për masakrën e Reçakut dhe vrasjen e vëllezërve Bytyçi dhe sot është anëtar i partisë së Vuçiqit dhe nën mbrojtjen e tij. Pastaj, në këtë operacionin e fshehjes së kufomave në Bajtanica ishin të përfshirë Vllastimir Djordjevic-Rodja, Vladimir Lazarevic, Nebojsa Pavkovic, Dragoljub Ojdanoviq nga ushtria. David Gajiq, Radomir Markovic, Frenki Simatoviq, Milosav Vilotiq nga Shërbimi Sekret i SDB (Sluzba Drzavne Bezbednosti). Zoran Angjelkoviq, Zhivorad Igiq, Vukashin Jokanoviq, Ivica Daçiq, Milan nga SPS I Millosheviqit. Ndërmarrja e përbashkët kriminale e shtetit Serb verifikuar nga Tribunali i Hagës ka renditur të gjithë këta persona më lart. Shumë prej tyre u lanë të lirë nga aktakuzat ose shumica prej tyre nuk u akuzuan fare.

Kontrolloni gjithashtu

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës mbështet anëtarësimin e Kosovës në radhët e veta

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës mbështet anëtarësimin e Kosovës në radhët e veta

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës  me 131 vota për, 29 kundër dhe 11 abstenime …