12 infermierët e FSK-së e përfundojnë misionin e tyre 30 ditësh në ofrimin e shërbimeve për pacientët me COVID

12 infermierët e FSK-së e përfundojnë misionin e tyre 30 ditësh në ofrimin e shërbimeve për pacientët me COVID

Dymbëdhjetë infermierë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë përfunduar misionin e tyre 30 ditësh në ofrimin e shërbimeve shëndetësore për pacientët me COVID në Klinikën Infektive, Pulmologjisë dhe Mjekimin Intnesiv Qendror Covid të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Me rastin e përfundimit të këtij misioni, Valbon Krasniqi, ushtrues i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, ka falënderuar infermierët për punën, angazhimin dhe përkushtimin që kanë treguar për të ndihmuar pacientët e shtrirë në klinikat COVID. Shkelzen Syla, drejtor i Qendrës Mjekësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës falënderoj infermierët e FSK-së, por edhe menaxhmentin e ShSKUK-së, për punën e shkëlqyer që kanë treguar gjatë këtyre ditëve.

Kontrolloni gjithashtu

Altin Krasniqi: Uniteti në PDK është forcë për krerët e UÇK-së dhe shpresë për të ardhmen e vendit

Altin Krasniqi: Ju falenderoj nga zemra secilin qytetar për votën dhe mbështetjen që ma keni dhënë më 28 dhjetor

Ju falenderoj nga zemra secilin qytetar për votën dhe mbështetjen që ma keni dhënë më …