leoni

Policia e Kosovës e lanson aplikacionin elektronik “Lajmëro Policinë”, për raportimin e rasteve nga ana e qytetarëve

128 zyrtarë policorë marrin gradën rreshter

Në një ceremoni solemne, Policia e Kosovës ka graduar 128 zyrtarë policor me gradën rreshter. Me këtë rast, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Shpend Maxhuni, theksoi se përvoja e fituar, aftësitë, trajnimet dhe avancimet e këtyre zyrtarëve policorë do t’i mundësojnë policisë në realizimin e zotimit dhe detyrimit në mbrojtjen e vendit dhe interesave nacionale. Ndërkaq, ministri i Brendshëm, Skender Hyseni u shpreh e Policia e Kosovës me përkushtimin dhe punën e saj të vazhdueshme ka arritur rezultate pozitive dhe për këtë më meritorët janë vetë punonjësit e PK-së. Ai tutje ka shprehur vullnetin e tij për përkrahje dhe mbështetje të vazhdueshme ndaj Policisë së Kosovës, me qëllim të krijimit të kushteve edhe më të mira dhe më të avancuara për punonjësit e PK-së. Zyrtarët policorë të graduar në gradën rreshter do të shërbejnë nëpër njësite të ndryshme të Policisë si mbikëqyrës të vijës së parë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Adrian Gjini: Kryeministri Kurti, Ideologjikisht është tipik anti-amerikan

Nënkryetari i AAK-së, z. Adrian Gjini, ka kritikuar kryetarin  e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, për …