Shkupi sot protestoi kuqezi

Shkupi sot protestoi kuqezi

Mijëra qytetarë shqiptarë morën pjesë në protestën e sotme në Shkup me moton ‘Ndal Sistemit’, ku shprehën revoltën ndaj proceseve të montuara politike në Maqedoni dhe padrejtësive të tjera me të cilat po përballen shqiptarët. Protestuesit nisën marshin e tyre paqësor nga Bitpazari, duke vazhduar më pas deri te ndërtesa e Kuvendit të Maqedonisë. Duke valëvitur flamuj kuqezi, ata brohoritën thirrje ‘Duam Drejtësi’, ‘Stop montimeve’, ‘Ali tradhëtari’ e të ngjashme me këto. Kryetari i Lëvizjes për Reforma në PDSH, Ziadin Sela theksoi se kjo protestë bëhet për t’i kthyer Maqedonisë demokracinë e vërtetë. “Ky është një fillim i një rruge të gjatë.  Do të protestojmë çdoherë për të kërkuar hisen tonë”, tha Sela para protestuesve. Ndërkaq, Daim Hiseni,një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, tha se vendimi i kryetarit sllavo-maqedonas, Gjorgje Ivanov, për faljen e 50 politikanëve kriminelë dëshmon se shqiptarët kanë shumë arsye për të protestuar. Ai tha se Maqedonia duhet patjetër të ndryshojë Kushtetutën, ku shqiptarët do të jenë të barabartë me maqedonasit.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …