Rama

Rama: Deklarata e Berishës tregon se ai i trembet reformës në drejtësi

Kryeministri, Edi Rama ka vlerësuar se thirrja e Sali Berishës për armatosjen e qytetarëve kundër Qeverisë, e radhit atë në mesin e atyre që nuk e duan reformën në drejtësi. Në një paraqitje para medieve, kreu i Qeverisë shqiptare ka vlerësuar se sa më shumë po rritet presioni i publikut dhe ndërkombëtarëve për kryerjen e reformave, aq më shumë po ngushtohet rrethi i atyre që i tremben reformës. “deklarata i shërben kësaj fryme, për të krijuar një atmosferë sa më të rëndë që të justifikojnë braktisjen e reformës”, deklaroi Rama. Arsyeja që Berisha nuk e do reformën, sipas tij, është se ajo hap rrugën për shembjen e kastës së politikanëve, prokurorëve dhe gjykatësve që jetojnë jashtë kufijve të ligjit në Shqipëri. Ajo që ka trazuar opozitën dhe ashpërsuar fjalorin e saj, ka vazhduar Rama, është vizita e tij në Uashington dhe mesazhi I marrë prej Shtëpisë së Bardhë.

Kontrolloni gjithashtu

Endrit Thaçi në mbështetje të Bedri Hamzës: Kosovës i duhet ndryshimi, votoni 125

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij …