Avni Dehari

Më 15 janar 2018 përurohet trilogjia “Gjergjat në drita përkrenaresh” e autorit, Avni Dehari

Në nismë të “Vitit të Skënderbeut” Forumi i Krijuesve të Artit të Prishtinës dhe Shtëpia botuese “ORFEU”, të hënën, më 15 janar 2018, do të përurojë  trilogjinë e  Avni Deharit” “GJERGJAT NË DRITA PËRKRENARESH” (romanet e saj “DRAGOI”, “UDHËKRYQI” dhe “FLAKADANËT E LIRISË”). Kjo  është e para vepër për fëmijë e të rinj e letërsisë shqipe që ngërthen gjithë jetën dhe luftërat e Gjergj Kastriotit që nga lindja, më 6 maj 1405 e deri në kalimin e tij në amshim, më 17 janar 1468. Promovimi mbahet në Bibliotekën Kombëtare e Universitare “Pjetër Bogdani”, në Prishtinë duke filluar në orën 12.00.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …