15 vjet nga dita kur krerët e policisë në Maqedoni masakruan 10 shqiptarënë fshatin Luboten të Shkupit

15 vjet nga dita kur krerët e policisë në Maqedoni masakruan 10 shqiptarënë fshatin Luboten të Shkupit

Sot mbushen 15 vjet nga koha  kur kryepolicë të lartë të Maqedonisë kryen një masakër kundër popullatës civile shqiptare, në prag të nënshkrimit të  Marrëveshjes së Ohrit dhe kur Ushtria Çlirimtare Kombëtare  ishte tërhequr nga pozicionet. Më 12 gusht të  vitit 2001, forcat maqedonase të sigurisë vranë 10 civilë shqiptarë në fshatin Luboten të Shkupit. Ata kishin masakruar mizorisht shqiptarët e pa armatosur  në mesin e tyre edhe Erxhan Aliun, 6-vjeçar. Të masakruarit e tjerë ishin: Dalip Murati, Muharrem Ramadani, Memet Memeti, Rami Jusufi, Xhelal Bajrami, Kadri Jashari, Bajram Jashari, Sulejman Bajrami, Atulla Qaili. Deri më tani vetëm, kryepolici sllavomaqedonas, Jovan  Tarçullovski, nga Tribunbali i Hagës  u dënua 13 vjet për krimin monstruoz, ndërsa  ka vuajtur vetëm 8 vite burg. Me rastin lirimit ishte pritur në mënyrë madhështore nga Qeveria e atëhershme e Shkupit. I akuzuari i parë, ministri i Brendshëm i asaj kohe, Ljube Boshkovski në mungesë provash ishte liruar nga akuza, i dënuar  më vonë për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …