16 fermerë ferizajas përfitues të sistemit të ujitjes dhe elementeve përcjellëse për mbjelljen e fidanëve të mjedrës

Mbështetja për fermerët ferizajas po vazhdon nga ana e Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë. Sot, ishin 16 fermerë, përfitues të sistemit të ujitjes pikë pikë, folive plastike dhe rezervuarëve të ujit me qëllim të përgatitjes së tokës për mbjellje të fidaneve të mjedrës për 4 hektarë brenda territorit të Komunës së Ferizajt. Këto investime do të ndihmojnë fermerët duke mundësuar furnizimin e tyre me fidanë të mjedrës brenda dy javëve. Të kënaqur për këtë, fermerët përfitues të kësaj mbështetje, u shprehën falënderues ndaj Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë, për mbështetjen e vazhdueshme në lehtësimin e veprimtarisë së tyre.

Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrati ka uruar 1 Majin – Ditën e Punëtorëve

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati përmes një postimi në facebook ka uruar …