leoni

17 vjetori i masakrës së serbëve kundër shqiptarëve më 3 e 4 shkurt të vitit 2000

17 vjetori i masakrës së serbëve kundër shqiptarëve më 3 e 4 shkurt të vitit 2000

Sot bëhen 17 vjet nga masakra që kryen serbët në natën mes 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000 në veri të Mitrovicës, me ç’rast ‘Rojat e urës’ vranë 10 shqiptarë, në mesin e të cilëve fëmijë, gra e pleq, plagosën shumë të tjerë, ndërsa dëbuan rreth 12 mijë banorë shqiptarë, të cilët u detyruan të zhvendosen në jug të qytetit, duke lënë prapa shtëpitë e tyre në flakë. Pjesëmarrës dhe urdhërdhënës në masakra ka qenë Oliver Ivanoviq me shumë shokë të tjerë, siç janë Dragan Delibashiq, Miodrag Raliq, Pagi Joviq, Zoran Dediq, Sasha Saviq e shumë të tjerë. Janë vrarë 10 persona dhe janë plagosur 25 të tjerë të gjithë brenda nëpër shtëpitë dhe banesat e tyre. Janë keqtrajtuar rëndë fizikisht 93 persona, ndërsa u dëbuan me dhunë nga shtëpitë e tyre brenda atij muaji 1564 familje me 11.364 shqiptarë. Për këtë sulm mizor deri tani  është dënuar me burg  vetëm serbi, Oliver Ivanoviq.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …