Mona Agrigoroaiei

Mona Agrigoroaiei: Me gjakun tënd  Kosovë u shkrua historia

Me gjakun tënd  Kosovë u shkrua historia
(Poezi kushtuar Kosovës heroike, në 21-vjetorin prej Ditës së Çlirimit të saj nga okupatorët serbë)
Me gjakun tënd u shkrua:
“LIRI”, Kosovë kreshnike!
Qendresa u dëshmua
ndaj hordhive çetnike.
Dëshmorët përshpërisnin
në luftën çlirimtare
Istikamet nuk i braktisnin
Të rinjtë luftëtarë.
Kosovë, trimëreshë vigane
Ti ke qendruar stoike
Je vatër heroike
E rezistencës-iliriane!
Në Ditën e Çlirimit,
Idealët sëndërtohen
Vjen Dita e Bashkimit
Kur shqiptarët-
do të njësohen.
Kodra e qiej – shqiptarë janë!
Poezi kushtuar Dëshmorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Osman Selman Kurtaj  (17.3.1956 – 1.6.1999), në 21 vjetorin e rënies së tij heroike 
Trim të madh Zajmi kishte
Osmani, bir ushtrie na ishte
Por serbët në gjurmë e vunë
Shtëpinë ia bastisën
E nga shtyllë korenti
e zunë.
E zunë po atje djali nuk e la
Dhe nuk u vra nga egërsirat
Pa i thënë nënës lamtumiraf
“Po ju lë amanet këtë shtëpi
Po ju lë amanet djemtë e mi
Kodra e qiej – shqiptarë janë!”
Dhe nuk u panë më…
Jetën e dhan’
për këtë vatan!
Na mësuan se ç’është sakrifica
Nderi dhe trimëria s’janë tëprica!
Brez pas brezi, ideali na jeton.
Asgjë në botë-
nuk e sfumon!
Lisat dëshmi mbajnë
Poezi kushtuar Dëshmorit të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc (UÇPMB)‚ Ridvan Qazimi – Komandant LLESHi, në 19 vjetorin prej rënies së tij heroike
Tërnoci po thërriti
Trimat i bashkangjiti
Dhe Ridvani nuk përtoi
Në Ushtri ai luftoi.
Lisat dëshmi mbajnë
Rrugën e nisur nuk e ndali
Kodrat e gjethët këndojnë
Jetën për atdhe e fali/
Marrëveshjen e imponuan!
Ridvanin e tradhtuan…
Preshëva, serish u pushtua,
Por, ai nuk u dorëzua!
E dimë çka është kjo!
Strategji e vjetër…
Luftën ta pushojnë.
Premtime veç në letër,
Preshevën ta skllavërojnë…
Kur gjaku rrodhi vendit
Kushtuar 27 martirëve që ranë 21 vjet më parë, më 26 maj 1999, në lagjen Tusuz të Prizrenit, të masakruar nga lubia e Serbisë vrastare. Kjo njihet si “Masakra e Tusuzit”.
Tusuzi është në zi
Serbi po preu rini!
Vrau pleq e gra…
Tusuzi martirë dha.
Tusuzi po na vlon
Në ëndërr na rënkon
Ujku ende ulëret
Martirët i vret.
Tusuzi i Prizrenit,
simbol i llahtarisë
Kur gjaku rrodhi vendit:
për zgërdhëshjen e Serbisë!
Ushtarit të panjohur
Nga thëllësia e shekujve, një zë:
Është zëri i ushtarit si rrufe
Ushtar që ra për Shqipëri
Përkushtim për pavarësi.
Nuk i dimë as tani emrin
Ushtarit të panjohur
Si mbeti në vendin
E kohës plagosur.
Nuk i dimë as ëndërrat
Të djaloshit murosur
Ata mbeten në errësirë,
Mbetën të varrosur.
Nënë Shqipëria po të pret
O, ushtar i armatosur!
Në amshim po të qet
Ti, përherë i çelikosur.
Mjegullnaja theu zemra
Poezi kushtuar Dëshmorit të Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës, Luan Isuf Qerimaj (2.3.1980 – 26.5.1999), në 21 vjetorin e rënies së tij heroike
Porosi e fundit i la amanet
Që Luani luftën ta vazhdojë
me krajl e mbret.
Porosi e vazhduar me përkushtim
Që Shqiptarisë t’i jep çlirim.
Mjegullnaja theu zemra
Ushtarëve trima pa emra
Luani pararoja e tyre ishte
Në shtigjet e lirisë frikë –
ai nuk kishte.
“Të Lajthitë” armiku qëndroi
Nga brëshëritë, Luani nuk shpëtoi.
“Zolla” e tij shkrep përtej varrit
I ul bishtin fashistit – marrit!
Në këto troje amtare, nuk depërtohet!
Poezi, kushtuar Dëshmorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ilaz Selim Selimi (5.9.1958 – 26.5.1999), në 21 përvjetorin e rënies së tij heroike
Gryka e Llapit bombardohej
Nga të gjitha anët sulmohej
Nga Tashevc  e Sllatinë, Uglar e Tërnavicë
Pollatë e Repë, Sylevicë e Brecë
Shalë e Bajgorës,  armiku vërshohej.
Në këto troje amtare, nuk depërtohet!
Popullata shqiptare nuk masakrohet.
Nga “Llaza” e Ilazit armiku u shporr
Serbi nga Kosova, me forcë u nxorr!
Grykë, moj grykë kreshnike ti je
Që atdheut çlirim dhe pavarësi i dhe.
Ti je dëshmitare e luftës që shkoi
Ti je ylli që shëndrrit, i trimit që luftoi!
Qershia me lule bore vlon
Poezi kushtuar Dëshmorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,  Mentor Ismet Ratkoceri (9.2.1978 – 26.5.1999), në 21 përvjetorin e rënies së tij.
Ti pushon.
Qershia me lule bore vlon,
Nga betejat e trimave
të Fierishtës këndon,
Trima që ranë për liri.
Kjo qershi shekullore ushtoi
Nga pushka e britmat e luanit
Që me serbin në Kaçanoll, Pollatë
e Marincë, luftoi.
Qershia na tregon për betejat
 në rrugën e lirisë kundër kuçedrës,
 Shtegun legjendar e përshkoi
Mentor Retkocerin që trimërisht –
Atdheun e shpëtoi.

Kontrolloni gjithashtu

Aziz Mustafa: Bab’, ma gjej “Hamletin”

Aziz Mustafa: Bab’, ma gjej “Hamletin”

Bab’, ma gjej “Hamletin” Këtë kërkesë kishte ime bijë, nxënëse e klasës së nëntë, sot …