leoni

18-vjetori i zënies së Grykës së Llapushnikut

Më 9 maj të vitit 1998, njësitë luftarake të UÇK-së, Guri, Lumi, Pëllumbi dhe Çeliku kishin ndërmarrë një aksion të përqendruar për të sulmuar forcat ushtarake e policore serbe. Atë ditë, forcat serbe pas humbjes që kishin pësuar ditë më parë, në fshatin Gjergjicë, kishin filluar një ndërmarrje ndëshkuese  kundër fshatrave Llapushnik, Vuçak, Arllat, Negrovc, Tërpezë.  Fillimisht focat serbe kishin marrë  pikën strategjike në vendin e quajtur, “Guri i Llapushnikut”, afër shkollës fillore të fshatit, me qëllim për ta mbrojtur dhe për ta siguruar magjistralën prej Komaranit ku ishte postblloku më i përqendruar i forcave të tyre  e në drejtim të Grykës. Me një aksion të organizuar mirë, në orët e pas ditës forcat e njësiteve të para të UÇK-së së kësaj ane, të cilat edhe më parë kishin ndërmarrë aksione guerile, filluan sulmin e koordinuar kundër forcave serbe, të cilat në pamundësi për të rezistuar ishin tërhequr me humbje në drejtim të Komaranit, ku edhe ishin pozicionuar. Zënia e Grykës nga forcat e UÇK-së zgjati deri më 26 korrik të vitit 1998. Gjatë asaj kohe forcat e UÇK-së kishin lëvizur nga një zonë në tjetrën dhe ishin konsoliduar në masë. Në sulmin mbi forcat serbe në Grykë të Llapushnikut ka rënë dëshmor, Besim Halilaj. Ai ishte  djali i mësuesit të popullit, Daut Halilaj dhe vëlla i dëshmorit, Alban Halilaj, të tre dëshmorë të kombit  nga fshati Tërdec. Po atë ditë janë plagosur disa luftëtarë të UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, tha se i vjen keq nga deklaratat e Greqisë, për Fredi Belerin

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, tha se i vjen keq nga deklaratat e Greqisë, për Fredi Belerin

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, tha se i vjen keq  nga deklaratat e …