Dëshmorët e Kumanovës

Një vit nga luftimet dhe rënia e 10 dëshmorëve në “lagjen e Trimave” në Kumanovë

Një vit më parë, më  9 e 10 maj të vitit  2015, në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë u zhvillua një betejë e ashpër mes një grupi të armatosur të shqiptarëve dhe forcës shumëfish  më të madhe të policisë së ish-RJ të Maqedonisë. Atë ditë kanë rënë duke luftuar në rrethim të hekurt:

Beg (Miftar) Rizaj nga Prekolluku i Deçanit, i lindur në vitin 1977.
Mirsad (Osman) Ndrecaj nga Gjakova, lindur në vitin 1979.

Xhafer (Hysen) Zymeraj nga Prizreni, i lindur në vitin 1972

Valon (Selim) Kabashi nga Opterusha e Rahovecit, i lindur në vitin 1985.
Turgaj (Mehmet) Gashi, i lindur në Prishtinë në vitin 1978.

Samid (Bajram) Kastrioti, i lindur në Zojz të Prizrenit në vitin 1975.
Hysen (Latif) Rushiti nga Vushtrria, i lindur në vitin 1965.
Fatlum (Kadri) Vishesella, i lindur në Rufc të Ri të Lipjanit në vitin 1983.
Arben (Qerim) Rexhaj nga Ferizaj i lindur në vitin 1971.

Nusret Kaloshi i lindur në Kumanovë.

Në njëvjetorin e rënies së tyre heroike, liridashësit shqiptarë i përkujtojnë me nderim e respekt të gjithë dëshmorët që kanë rënë në ato dy ditë gjatë luftimeve në rrethim. Gjaku i tyre i rënë në trojet e pushtuara të Shqipërisë kurrë nuk do të harrohet, ashtu sikur nuk do të harrohet as amaneti i tyre për çlirimin dhe bashkim e trojeve shqiptare në një shtet të vetëm, pavarësisht  politikave të sotme pacifiste e kolaboracioniste në Prishtinë, Tiranë e në Shkup.

Kontrolloni gjithashtu

Ukraina ka njoftuar se ushtria ruse e ka sulmuar atë me dhjetëra dronë dhe raketa

Ukraina ka njoftuar se ushtria ruse e ka sulmuar atë me dhjetëra dronë dhe raketa. …