leoni

20 shkolla të komunës së Vitisë përfituese të projektit ambiental të “Let’s do it Kosova”

Komuna e Vitisë dhe Let’s do it Kosova, kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi, për zhvillim të shumë aktiviteteve, të cilat kanë për qëllim mbrojtjen dhe përmirësimin e mjedisit jetësor, si dhe sensibilizimin e shoqërisë sonë, për çështje mjedisore. Kjo marrëveshje parasheh bashkëpunimin që çështja ambientale të institucionalizohet edhe në institucionet edukativo arsimore, nëpërmjet programeve trajnuese për nxënës, si hap fillestar. Në vazhdën e këtij bashkëpunimi, do të përfshihen 20 shkolla të komunës së Vitisë. Let’s do it Kosova është duke zhvilluar produktin e trajnimeve për nxënës të shkollave fillore, të mesme të ulëta me titull: “Ngritja e kapaciteteve të nxënësve në fushën e mjedisit jetësor dhe rivitalizimin e hapësirave shkollore”. Me rastin e nënshkrimit të këtij memorandumi me përfaqësuesit e Let’s do it Kosova, kryetari Sokol Haliti ka theksuar se ne si Institucione kemi qenë në vazhdimësi të angazhuar sa i përket çështjeve ambientale e mjedisore, e gjithashtu edhe në krijimin e hapësirave gjelbëruese në komunën e Vitisë. Në këtë takim, ishin të pranishëm edhe drejtoresha e Arsimit Fatbardha Emini, drejtori I Shërbimeve Publike Nexhmedin Jakupi , si dhe ai I Urbanizimit, planifikimit dhe mbrojtjes së mjedisit, Ajet Sallahu.

Kontrolloni gjithashtu

64 fermerë bletarë, pranuan 1616 kg dyll për 4860 koshere, bashkë me pajisje tymosjeje dhe nga një uniformë për çdo bletar

64 fermerë bletarë nga komuna e Rahovecit të cilët aplikuan sot, pranuan 1616 kg dyll …