Edi Rama publikon dokument për Dritan Goxhajn

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar sërish ndaj deklaratave të Dritan Goxhajt, ish-luftëtar i UÇK-së, të bëra gjatë protestës së zhvilluar një ditë më parë para Kryeministrisë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka publikuar një dokument me datë 21 prill 1999, që sipas tij i përket periudhës së luftës në Kosovë dhe i është drejtuar Shtabit të Operacionit “Shigjeta”. Sipas kryeministrit, dokumenti përmban dëshminë e një ish-komandanti të UÇK-së lidhur me Dritan Goxhajn. Në përmbajtjen e tij pretendohet se Goxhaj kishte shoqëruar katër oficerë të Ushtrisë Shqiptare në qendrën stërvitore të UÇK-së në Helshan, por më pas ishte larguar për në Tiranë, duke mos iu bashkuar luftës në Kosovë.  Kryeministri theksoi se polemika e tij nuk ka të bëjë me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe ritheksoi respektin për luftën e saj. “Jo për një manipulator gjysmë taleban e gjysmë mitoman, po për krejt botën sikur të ma falin, nuk e hedh një pikë balte unë mbi flamurin e UÇK-së”, ka shkruar Edi Rama në reagimin e tij.

 

https://www.facebook.com/photo?fbid=1566949818134007

Kontrolloni gjithashtu

YIHR: Serbia vazhdon të mohojë krimet e luftës – Reçaku, Srebrenica dhe Sarajeva ende objekt i revizionizmit shtetëror

Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Beograd ka ngritur alarmin se …