Mbahet konsultimi publik për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027–2029

Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt, z. Xhavit Zariqi, së bashku me anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa, ka mbajtur sot një konsultim publik për të diskutuar Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027–2029.

Edhe pse interesimi i qytetarëve nuk ishte në nivelin e dëshiruar, kryesuesi Zariqi theksoi se Korniza Afatmesme Buxhetore është një proces shumë i rëndësishëm për përcaktimin e prioriteteve zhvillimore për tri vitet e ardhshme.

Ai bëri të ditur se buxheti i planifikuar për vitin e ardhshëm arrin vlerën totale prej 56,102,329 euro. Nga kjo shumë, 15.2 milionë euro janë paraparë për investime kapitale, rreth 2.88 milionë euro për subvencione, 1.45 milionë euro për shpenzime komunale, 12.05 milionë euro për mallra dhe shërbime, ndërsa 24.51 milionë euro për paga dhe mëditje.

Korniza Afatmesme Buxhetore pritet të miratohet në mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës së Ferizajt që do të mbahet me 30 qershor.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit: U mbajt dëgjimi buxhetor për Grantin e Arsimit 2027–2029

Sot u mbajt dëgjimi buxhetor për Grantin e Arsimit 2027–2029, ku u prezantuan planifikimet dhe …