Me 26 qershor në Ferizaj fillon Faza e Dytë e Dezinsektimit Hapsinorë

Komuna e Ferizajt përmes një njoftimi të postuar në Facebook, njofton qytetarët e Komunës së Ferizajt se me datë 26.06.2026 në ora 20:00 fillon faza e dytë e projektit “Dezinsektimi hapsinorë (eleminimi i insekteve, mushkonjave dhe mizave) në territorin e Ferizajt.

Më 26.06.2026 nga ora 20:00 dezinsektimi hapsinorë do të kryhet në të gjithë qytetin , duke u nisur nga Parku i Lirisë dhe vazhduar në rrugën “Brahim Ademi”, ku përfshihen edhe rrugët rreth Zonës së FSK-së, tek Palestra e Sporteve, Sali Çeku, rrugët “Naim Beka” , “Epopeja e Jezercit”, “Zenel Hajdini” , “Enver Topalli “ , Tregu i Gjelbert deri në Fshatin Nikadin, për të vazhduar në anën lindore të qytetit që përfshinë rrugët “Ahmet Kaçiku”, “Rexhep Bislimi”, “Vëllezrit Gërvalla”, “Kadri Zeka “,  “Driton Islami “,”Reçaku” deri në magjistrale.

Më 27.06.2026 nga ora 20:00 dezinsektimi hapsinorë do të kryhet në fshatrat: Nikadin, Varosh, Rakaj, Gaçkë, Greme, Doganaj, Jezerc, Neredime, Manastirc, Balaj, Zaskok, Pleshinë, Gurëz, Komogllavë, Fshati i vjetër, Bibaj, Sojevë, Talinoc i Muhaxherëve, Sazli, Softaj, Pojatë, Papaz.

Më 28.06.2026 nga ora 20:00 dezinsektimi hapsinorë do të kryhet në fshatrat: Talinoc i Jerlive, Muhoc, Prelez i Jerlive, Prelez i Muhaxherëve, Surqinë, Cërnillë, Mirash, Rahovicë, Mirosalë, Tërrn, Bablak, Zllatar, Dardani, Slivovë, Koshare,  Lloshkobare, Dremjak dhe Kosinë.

Vërejtje: Në rast të motit me shi dhe erërave të forta, shtyhet orari deri në ditën e ardhshme me mot të mirë dhe vijon sipas orarit të paraparë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi mbajti takimin e parë publik me qytetarë për gjashtëmujorin e parë të këtij viti

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi ka mbajtur takimin e parë publik me …