Xhevat Hasani: NË MAQEDONINË E VERIUT GJUHA SHQIPE ËSHTË HEDHUR NË «TURRËN E DRUVE»!

*Në Maqedoninë e Veriut ka dy vite që gjuha shqipe po përndiqet e po ndëshkohet ashtu siç janë përndjekur dhe ndëshkuar dikur në kohën e inkuizicionit kishtar heretikët: Ata të cilët nuk donin t`i besonin dogmat e Kishës.

*Ata që e pësuan nga inkuizicioni kishtar sepse nuk i pranonin dogmat kishtare sipas të cilave dielli sillej rreth tokës, kur më dihej e vërteta se toka sillej rreth diellit ishin: Promotheu që u gozhdua në shkëmb, Gjordano Bruno që u dogj në turrën e druve dhe, Galileo Galilei që u syrgjynos përjetësisht me arrest shtëpiak.

*Në Maqedoninë e Veriut ç ‘prej se ka ardhur në pushtet partia antishqiptare, proserbe dhe  proruse e VMRO-DPMN-së, gjuha shqipe thënë figurativisht është hedhur në «turren e druve!»: Ligji për përdorimin e saj si gjuhë zyrtare tentohet të hiqet; Tabelat e autostradave në gjuhën shqipe ka kohë që janë hequr; Gjuha shqipe është hequr nga vulat e institucioneve shtetërore; Gjuha shqipe është hequr edhe nga uniformat policore dhe, së fundi po hiqen edhe emërtimet shqiptare të rrugëve në vende urbane, si p. sh. në qytetin e Tetovës.

*Në Maqedoni ndiqet dhe ndëshkohet gjuha shqipe jo si gjuhë sepse të gjitha gjuhët si gjuhë  janë të pafajshme, por ajo ndiqet e ndëshkohet thjesht sepse është gjuha e shqiptarëve, të cilët në Maqedoni paraqesin shumicë kombëtare si edhe maqedonasit.

*Kështu në Maqedoni duke u hedhur në turrën e druve gjuha shqipe në fakt janë hedhur në turrën e druve të drejtat elementare të shqiptarëve.

*Në Maqedoni «Institucioni i Inkuizicionit për ndëshkimin e gjuhës shqipe» e ka emrin «Gjykatë Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut», kryetar i të cilës jo de jure, por de fakto, ka qenë dhe është Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickovski.

*Hristjan Mickoski luan me «Institucionin e Inkuizicionit për ndëshkimin e gjuhës shqipe», pra luan me  Gjykatën Kushtetuese të Maqedonisë, ashtu siç luan macja me miun!  Kukullat e kësaj gjykate i luajnë këmbët ashtu siç ua tërheqë penjtë Mickoski.

*Për të gjithë ata që i njohin rrethanat politike katastrofale në Maqedoninë e Veriut është e qartë, se është  Hristjan Mickoski ai që e ka urdhëruar «Institucionin e Inkuizicionit»- Gjykatën Kushtetuese të Maqedonisë, që ajo para dy vitesh në mënyrë arbitrare ta shfuqizonte ligjin e punësimit të balancuar të qytetarëve në baza etnike.

*Dhe Hristjan Mickoski duke qenë kryetari faktik i «Institucionit të Inkuizicionit», përkatësisht

i Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë, ai në qershorin e këtij viti të mbrapshtë 2026 e ka urdhëruar këtë institucion famëkeq, që ai në mënyrë arbitrare edhe disa rrugëve të qytetit të Tetovës t`ua heq emërtimet në gjuhën shqipe, të vendosura me rrugë zyrtare nga Komuna e Tetovës në vitin 2007, duke i zëvendësuar ato me emërtime të ish-Jugosllavisë e cila ka kohë që nuk ekziston.

*Por kjo Gjykatë Kushtetuese vetëm gjykatë kushtetuese nuk është, sepse edhe  vetë përbërja e saj  me 5 maqedonas, 2 shqiptarë dhe 1 turk, nuk është në përputhje me përbërjen etnike të popullatës së Maqedonisë.

*Sipas përbërjes etnike të vendit pjesëtar të kësaj gjykate duhet të ishin 4 maqedonas, 2 shqiptarë dhe 1 turk. Kjo gjykatë duke pasur në përbërje të saj një maqedonas më shumë, ajo si e tillë mund të marr vendime arbitrare duke i dëmtuar të drejtat e shqiptarëve.

*Dhe kjo Gjykatë Kushtetuese vetëm gjykatë kushtetuese nuk është sepse ajo ka marr dy vendime antikushtetuese: 1. Heqjen e emërtimeve shqiptare të rrugëve në Tetovë në kundërshtim flagrant me vullnetin e shqiptarëve të cilët paraqesin shumicë, dhe 2. Zëvendësimin e emërtimeve shqiptare të rrugëve në Tetovë me emërtime të rrugëve të kohës së ish-Jugosllavisë, e cila ka 36 vite që nuk ekziston.

*Veprimet e tilla Gjykatën Kushtetuese të Maqedonisë e bëjnë Gjykatën më Antikushtetuese në botë! 

*Duke pasur parasysh sa u tha më lart sugjeroj që qytetarët e Tetovës teneqet e rrugëve me emërtime jugosllave t`i heqin nga rrugët e Tetovës dhe t`ia përplasin te dyert Gjykatës fund e krye Antishqiptare dhe Antikushtetuese të Maqedonisë së Veriut, e cila gjuhën shqipe ka kohë që e ka hedhur në turrën e druve!

*Në vendlindjen time sa herë ka ndodhur ndonjë vjedhje është thënë se fajin nuk e ka vetëm hajduti, por fajin e ka edhe i zoti i shtëpisë që duke mos ia vënë shulin derës i ka dhënë shanse hajdutit për të vjedhur!

Kontrolloni gjithashtu

Zeqir Bekolli: LOTËT E DHIMBJES DHE TË GËZIMIT

Ka ngjarje që nuk i mbulon kurrë pluhuri i kohës. Ato mbeten të gdhendura në …