Gjykata Speciale: Të paraburgosurit mund të kërkojnë vizita në Kosovë për arsye humanitare, Hashim Thaçi i ka realizuar katër

Gjykata Speciale ka publikuar një video në rrjetin social X, ku shpjegon kornizën ligjore që u mundëson të paraburgosurve të kërkojnë vizita në Kosovë për arsye bindëse humanitare. Zëdhënësja e Hagës, Angela Griep, bëri të ditur se kjo mundësi parashihet në kuadër të rregullave të gjykatës dhe se, në rastin e ish-presidentit Hashim Thaçi, deri më tani janë realizuar katër vizita të tilla. Sipas saj, korniza ligjore është miratuar nga gjyqtarët, duke u mbështetur në të drejtën ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, përfshirë nenin 5 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Rregullat Minimale Standarde të Kombeve të Bashkuara për Trajtimin e të Burgosurve. Griep theksoi se deri më tani gjyqtarët e Dhomave të Specializuara kanë autorizuar gjithsej 14 vizita humanitare të të paraburgosurve në Kosovë. Sipas saj, këto vizita janë menaxhuar nga vetë gjykata dhe janë lejuar në raste të veçanta, si për vizitën e një të afërmi të sëmurë ose për pjesëmarrje në homazhe dhe qëndrimin pranë familjarëve pas vdekjes së një të afërmi.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: Do ta shqyrtoja kandidaturën për president nëse propozohem nga opozita

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se do ta merrte …