Drejtoria e Inspektoratit të komunës së Malishevës njofton përfaqësuesit e bizneseve në këtë komunës se duke pasur parasysh shërbimin e grumbullimit të mbeturinave që kompania Eko Regjioni ofron për bizneset në qytetin e Malishevës, dy herë në ditë, respektivisht në ora 07:00 dhe 19:00, se kjo Drejtori ju njofton dhe njëkohësisht ju kërkon që t’i përmbaheni me përpikëri këtij orari.
Mbeturinat duhet të vendosen për grumbullim vetëm në oraret e përcaktuara dhe në asnjë rast pas kalimit të tyre.
Bizneset ose personat që hedhin mbeturina jashtë orarit të caktuar do të identifikohen nga Inspektorati Komunal dhe ndaj tyre do të ndërmerren masat ligjore të parapara, përfshirë shqiptimin e gjobave sipas legjislacionit në fuqi.
Duke qenë se gjatë sezonit veror mbeturinat ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e ndotjes dhe cenimin e higjienës publike, Inspektoriati Komunal do të ushtrojë monitorim të vazhdueshëm në terren për të siguruar respektimin e këtij njoftimi.
Ftojmë të gjitha bizneset të kontribuojnë në ruajtjen e pastërtisë, rendit dhe mjedisit të qytetit tonë.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin.
Data: 22.06.2026
Drejtoria e Inspektoriatit
Jakup Gashi – Drejtor