Komuna e Ferizajt, në zbatim të Ligjit për Planifikimin Hapësinor nr. 04/L-174, dhe udhëzimit administrative për pjesëmarrje dhe konsultim publik, njofton të gjithë qytetarët, organizatat e shoqërisë civile, bizneset, ekspertët e fushës dhe palët tjera të interesit se do të mbajë prezantim publik,për prezantimin e Skenarëve Zhvillimorë të Planit Zhvillimor Komunal të Ferizajt (PZHK).
Qëllimi i këtij takimi është informimi i publikut mbi:
* SKENARET zhvillimor të Planit Zhvillimor Komunal të Ferizajt dhe
* Sesion i hapur i diskutimit.
Ky konsultim publik synon të sigurojë pjesëmarrje transparente dhe gjithëpërfshirëse të qytetarëve dhe akterëve lokalë në procesin e planifikimit afatgjatë të territorit të Komunës së Ferizajt.
Data dhe vendi i mbajtjes së takimit publik:
Data: 01.07.2026
Ora: 10:00
Vendi: Salla e Kuvendit Komunal.