Zafir Berisha: Kurti po paralajmëron vazhdimin e talljes me opozitën

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha, ka komentuar deklaratat e liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, lidhur me formimin e institucioneve të reja, duke vlerësuar se ato paralajmërojnë vazhdimin e, siç e ka quajtur ai, talljes me partitë opozitare. Berisha ka thënë se certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve nuk ndryshon raportet politike dhe se opozita nuk duhet të bëhet pjesë e skenarëve të Kurtit. Ai u ka bërë thirrje PDK-së, LDK-së dhe AAK-së që të respektojnë, sipas tij, vullnetin e qytetarëve duke qëndruar në opozitë. Sipas Berishës, nëse këto parti pranojnë të përfshihen në lojën politike të Kurtit, do të bëhen objekt i talljes dhe do të mbajnë përgjegjësi për pasojat që mund të ketë vendi. “PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja duhet të zotohen se do ta respektojnë votën e sovranit duke qëndruar në opozitë. Në të kundërtën, do të bëhen objekt talljeje i një miopi politik, për të cilin tashmë po bëhet e qartë se vendin synon ta çojë në zgjedhje të reja në vjeshtë”, ka shkruar Berisha.

Kontrolloni gjithashtu

YIHR: Serbia vazhdon të mohojë krimet e luftës – Reçaku, Srebrenica dhe Sarajeva ende objekt i revizionizmit shtetëror

Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Beograd ka ngritur alarmin se …