20 vjet kapitullimi i kriminelit Millosheviq nga nënshkrimi i marrëveshjes ushtarako-teknike të Kumanovës

20 vjet nga kapitullimi i Millosheviqit dhe nga nënshkrimi i marrëveshjes së Kumanovës

20 vjet më parë, më 9 qershor të vitit 1999, u nënshkrua  Marrëveshja ushtarako-teknike në Kumanovë, i cila dha fund dhunës serbe në mbi popullsinë shqiptare të Kosovës si një parakusht për ndaljen e bombardimeve të NATO-s mbi caqet strategjike serbe. Marrëveshja  e Kumanovës, ndërmjet NATOS dhe RFJ-së, u nënshkrua më 9 dhe hyri në fuqi më 11 qershor 1999. Atë e nënshkruan Majkel Xhekson komandanti i parë i KFOR-it në Kosovë, dhe ish-shefi i Shtabit të Armatës së Serbisë, gjenerali Nebojsha Pavkoviq, i akuzuari i Hagës për krime lufte dhe gjenocid. Ndër të tjera në Marrëveshje parashihej: që nga Kosova të largohen të gjithë personat dhe organizatat me aftësi militare duke përfshirë armatën e rregullt dhe forcat e marinës, civilë të armatosur, paramilitarë, forcat ajrore, garda kombëtare, policia kufitare, rezervistët, policia ushtarake, shërbimet informative, MUP-it, policia lokale. Po ashtu u caktua një zonë sigurie ajrore 25 kilometra përtej kufirit të Kosovës. Marrëveshja është arritur pas fushatës së bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe, e cila ka zgjatur për 78 ditë nga 24  marsi i vitit 1999 deri më 10 qershor të po atij viti.

Më 12 qershor të vitit 1999, në Kosovë kanë zbarkuar trupat e para të këmbësorisë së NATO-s, ndërsa ka nisur largimi i forcave serbe.  Sekretari i përgjithshëm i NATO-së, Havijer Sollana, më 10 qershor 1999 kishte lëshuar urdhrin për ndalimin e bombardimit dhe Këshilli i Sigurisë së OKB-së miratoi rezolutën 1244, ku u dërguan 37.200 ushtarë të KFOR-it nga 36 shtete. Misioni ishte i ndarë në pesë zona të përgjegjësisë, që i përkisnin KFOR-it amerikan, Anglez, francez, gjerman dhe italian. Me hyrjen e NATO-s, në Kosovë ka nisur edhe vendosja e misionit të përkohshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, i cili do të administronte vendin për një periudhë të caktuar kohore.  Në të njëjtën kohë, është shpërbërë edhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës, për t’u shndërruar në Trupat Mbrojtëse të Kosovës.

 

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim …