Brickos

20 vjet më parë në malet e Pashtrikut shkrua një faqe lavdie, heroizmi e sakrifice për liri e bashkim kombëtar

20 vjet më parë në malet e Pashtrikut u shkrua një faqe lavdie, heroizmi e sakrifice për liri e bashkim kombëtar

Më 14 dhjetor të vitit 1998, në vendin e quajtur “Likenet e Hasit”, një formacion luftarak i UÇK-së, në krye me komandantin, Mujë Krasniqi, kishte rënë në pritë të forcave policore dhe ushtarake serbe. Gjatë luftimeve krejtësisht të pabarabarta kanë rënë dëshmorë pjesëtarë të radhëve të UÇK-së, nga Zona Operative e Drenicës e Pashtrikut dhe zonave të tjera  në mesin e tyre edhe Komandanti,  Mujë Krasniqi me bashkëluftëtarët e tij.

Në mëngjesin e acartë të dimrit në Pashtrik, në relacionin “Likenet e Hasit, në Gorozhup”, me të rënë agu i parë mëngjesor, forcat serbe, të cilat paraprakisht kishin zënë pritë, godasin mu në mes të kolonës, me qëllim të krijimit të hutisë. Lufta nis nga të tri anët ku ishin pozicionuar forcat armike. Luftimet ishin  zhvilluar fyt për fyt me forcat ushtarake e policore serbe. Breshëria e armës armike kishte përshkuar trupin e Mujë Krasniqit, të Beqir Gashit, Ali Krasniqit, Rifat Mëziut dhe luftëtarëve të tjerë të lirisë. Disa prej tyre kishin mbetur në dëborë dhe ishin ngrirë. Disa të tjerë ishin plagosur. Nëntë prej tyre, shumica të plagosur dhe gati të ngrirë nga acari,  ishin zënë robër nga forcat armike. Edhe forcat armike kishin pësuar humbje të konsiderueshme në njerëz.

Më 21 dhjetor të vitit 1998, trupat e dëshmorëve, ata të cilët ishin identifikuar tok me Mujë Krasniqin, bashkëluftëtarët i varrosin në Polac të Drenicës, me nderime ushtarake. Nëntë të zënët robër dërgohen në burgun e Nishit, të cilët më pas shkëmbehen me tetë oficerë serbë, që i kishin zënë në pritë luftëtarët e UÇK-së në Zonën e  Shalës.  5 të rënë të tjerë të cilëve u kishin humbur gjurmët në dëborën e madhe janë zbuluar nga bashkëluftëtarët e tyre dy muaj pas mbarimit të luftës.  Rënia e Mujë Krasniqit dhe e disa trimave të tjerë të elitës luftarake të UÇK-së, më 14 dhjetor të vitit 1998, edhe pse ishte goditje e rëndë  për luftën tonë çlirimtare, ajo nxiti edhe më tej luftën e pa kompromis për lirinë e Kosovës nga barbaria serbe. (RKL-Kalendari kombëtar)

Sot në ditën e shënimit të themelimit të Ushtrisë së Kosovës, dhe në 20-vjetorin e Betejës së Pashtrikut do të mbahet Akademi përkujtimore në shënim të 20 vjetorit të rënies heroike të komandantit të UÇK-së, Mujë Krasniqit dhe 4o dëshmorëve të tjerë, të cilët kanë rënë  më 14 dhjetor të vitit 1998 te “Likenet e Hasit” në Gorozhup të maleve të Pashtrikut. Në atë betejë kanë rënë heroikisht: Mujë Krasniqi, Afrim Musliu, Agim Mziu, Agron Mehmeti, Ali Krasniqi, Arben Hyseni, Astrit Bytyçi, Bashkim Krasniqi, Bekim Bytyqi, Beqir Gashi, Besim Qarri, Enver Olluri, Fadil Rashiti, Faton Gjylani, Gani Elshani, Gani Zogaj, Hafir Bajrami, Haki Prokshi, Hazir Selimaj, Hysen Bujupi, Hysni Kajtazi, Ilir Asllani, Isa Morina, Isa Olluri, Kadri Ademaj, Kadri Gashi, Luljeta Shala, Mentor Ibriqi, Mevlan Hoxha, Muhamet Dervishi, Naser Kelmendi, Qamil Olluri, Ramadan Elshani, Rifat Mziu, Maliq Karaçica, Selim Selimi, Sylejman Elshani, Veli Ballazhi, Xheladin Xheladini, Hazir Kryeziu, Qenë Qenaj, Xhevat Thaçi dhe Avni Kutllovci.

Kontrolloni gjithashtu

Adrian Gjini: Kryeministri Kurti, Ideologjikisht është tipik anti-amerikan

Nënkryetari i AAK-së, z. Adrian Gjini, ka kritikuar kryetarin  e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, për …