20 vjet nga rënia heroike e dëshmorit të kombit, Fadil Nimani – komandant ‘’Tigri’’, luftëtar i tri luftërave çlirimtare

20 vjet nga rënia heroike e dëshmorit të kombit, Fadil Nimani – komandant ‘’Tigri’’, luftëtar i tri luftërave çlirimtare

Sot bëhen 20 vjet nga rënia heroike e dëshmorit të kombit, Fadil Nimani – komandant ‘’Tigri’’ Ai ishte nga Gërgoci i Gjakovës, një ushtar shqiptar dhe dëshmor i luftës në Maqedoni. Si ushtar kombëtar, ‘’Tigri’’ tregoi shkathtësi të jashtëzakonshme organizative dhe komanduese. Ai u bë legjendë e gjallë për popullatën dhe luftëtarët e lirisë në të gjitha zonat e luftës çlirimtare si në Kosovë, Kosovën Lindore por edhe në Iliridë. Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare e emëroi atë komandant të Brigadës 113 ‘’Ismet Jashari – Kumanova’’ në Likovë. Këtë detyrë ai e kreu me shumë përgjegjësi deri në momentin kur bie në fushën e nderit, më 25 maj 2001, në Vaksincë të Kumanovës.

Kontrolloni gjithashtu

Dimitar Keranov: Kosova stabile është çelës për sigurinë e Ballkanit, kërkohet mbështetje më e madhe për integrimin në BE

Presidenti i Institutit të Shkencave Politike në Varna të Bullgarisë, Dimitar Keranov, ka vlerësuar se …