Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) rikujton takimin e përbashkët të organizuar me sektorin e medias

Sot në Prishtinë mbahet konferenca rajonale “Ndikimi ekonomik dhe pasojat e krizës”

Sot do të mbahet konferenca rajonale “Ndikimi ekonomik dhe pasojat e krizës”. Konferenca rajonale është organizuar nga Oda e Afarizmit të Kosovës në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore dhe Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë të Qarkut të Vlorës. Në këtë konferencë do të jetë e pranishme edhe ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ministri i Financave, Punëve dhe Transferve në Kosovë, Hekuran Murati. Ndërsa nga Shqipëria do të jetë ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj dhe nga Maqedonia do të jetë zëvendëskryeministri, Fatmir Bytyqi. Para të pranishmëve do të prezantohen të gjeturat e hulumtimit “Ndikimi ekonomik dhe pasojat e krizës”. Fjala përshëndetëse do të mbahet nga kryetari i Odës së Afarizmit të Kosovës, Skënder Krasniqi, e më pas fjalë përshëndetëse do të ketë edhe zëvendëskryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Fatmir Bytyqi, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në Kosovë, Rozeta Hajdari, Anila Denaj, Ministre e Financave dhe Ekonomisë në Shqipëri, Nagip Fejza Kryetari i Forumit Ekonomik mbarë shqiptar. Po ashtu temë diskutimi do të jetë edhe “Kosova dhe bashkëpunimi ekonomik me vendet e rajonit”.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit, Ekrem Kastrati udhëheqja e komunës së Mejrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …