Policia e Kosovës përmes një komunikate zyrtare, ka sqaruar opinionin për të gjitha ndodhitë që pasuan seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës. Policia saktëson se ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme ligjore për ofrimin e sigurisë dhe ushtrimin e kontrollit, bazuar në procedurat e parapara ligjore dhe Rregulloren …
Më shumë...Yearly Archives: 2015
Kumtesa e Policisë për ngjarjet e dhunshme jashtë Kuvendit
Në komunikatën e saj, Policia ka njoftuar edhe për zhvillimet e dhunshme që ngjanë jashtë Kuvendit të Kosovës. Sipas njoftimit zyrtar, një grup prej 150 personash kanë qëndruar jashtë Kuvendit derisa po zhvillohej seanca. Pas orës 14:00, sipas Policisë, protestuesit kanë shfaqur dhunë, duke hedhur mjete të ndryshme me ngjyrë …
Më shumë...Thaçi: Kuvendi po uzurpohet nga grupe të armatosura
Zëvendëskryeministri, Hashim Thaçi në adresimin para deputetëve në sallën alternative, ka thënë se opozita me veprimet e saj i ka humbur vendit rreth 60 milionë dollarë. Sipas tij “dështuan katër marrëveshje ndërkombëtare për sjelljen e 60 milionë eurove në Kosovë”. Ai, më tej, ka propozuar një seancë të veçantë ku …
Më shumë...Mustafa: Opozita t’i tregojë arsyet e vërteta
Kryeministri, Isa Mustafa ka kërkuar nga deputetët opozitarë që t’i thonë arsyet e vërteta të kësaj gjendje. Sipas tij, opozita po përdor mjete të paarsyeshme, po e djeg pronën private dhe po e shkatërron publiken. “Ftojë opozitën që të paraqet arsyet e vërteta, sepse për mua nuk është asociacioni apo …
Më shumë...Arrestohen deputetet, Kadriaj e Haxhiu
Deputetet e AAK-së, Time Kadriaj dhe Teuta Haxhiu janë ndaluar nga Policia përballë Kuvendit të Kosovës. Ato janë shoqëruar me veturë drejt stacionit të Policisë. Lajmi është konfirmuar edhe nga vetë deputetja, Time Kadriaj, e cila tha se në Polici po shkon vullnetarisht.
Më shumë...Reagimi i opozitës së bashkuar: Mjafton që të tërhiqen marrëveshjet – garantojmë normalitet
Opozita e bashkuar ka lëshuar një komunikatë për media, përmes së cilës ka komentuar gjendjen që mbretëroi sot në Kuvendin e Kosovës ku u arrestuan tre deputetë të opozitës dhe pati ndërprerje seancash në dy raste – rasti i parë në sallën e zakonshme të Kuvendit të Kosovës, dhe rasti …
Më shumë...Adil Fetahu: Gjykata Kushtetuese dhe Pop Sava. A do t’i zbatojë Gjykata ligjet e Serbisë?
Kolonizimi i Kosovës (1912 – 1941) Sipas demografit të njohur serb, Jovan Cvijiq, në vitin 1910, nga numri i përgjithshëm i popullsisë së Kosovës, serbë ishin vetëm 5%, ndërsa malazezë nuk kishte fare (“Balkansko poluostrvo”, Bgd,1966, fq.469). Me rënien e Perandorisë Osmane, Kosova u okupua nga ushtria serbe dhe …
Më shumë...Vazhdojnë aktivitetet e Partisë Socialiste me moton “Ta pastrojmë më tej Shqipërinë”
Vizita e kreut të Partisë Socialiste me moton: “Ta pastrojmë më tej Shqipërinë” u ndal në qytetin e Sarandës. Kryeministri Edi Rama theksoi se qeveria është e gatshme të çojë përpara me kurajo reformat që janë ndërmarrë që nga viti 2013. Mungesa e reformave bëri që drejtoritë arsimore të ktheheshin …
Më shumë...Uniformat me emblema të Kosovës nuk i pranojnë policët serbë, pavarësisht deklaratave zyrtare
Pas reagimit të zyrës për informim të Policisë së Kosovës, se informatat e Agjencisë së Lajmeve KosovaPress, në lidhje me pranimin e uniformave nga ana e policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës dhe mos bartjen e tyre nga pjesëtarët e saj atje nuk është i vërtetë, KosovaPress sjell fakte …
Më shumë...Ministri Abrashi të zënë me punë i konsideron edhe 13.000 veteranët që marrin pensione mujore
Në përpjekje për të paraqitur shifra që tregojnë se koalicionin qeveritar PDK-LDK po i mban premtimet dhe po hap vende të reja pune, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, përmes një shkrimi ka bërë të ditur se të dhënat zyrtare dëshmojnë se numri i atyre që kanë zënë …
Më shumë...Grabovci: Seanca e Kuvendit duhet të mbahet doemos sepse populli varet nga Buxheti (!)
Adem Grabovci i PDK-së gjatë një interviste për KosovaPress ka deklaruar se seanca e së hënës do të mbahet edhe përkundër presioneve e bllokadave që mund të ndërmarrë opozita. Do të vendoset për buxhetin e vitit të ardhshëm dhe kjo do të bëhet. “Kemi caktuar seancën e radhës, jemi të …
Më shumë...Kryekuvendari Veseli fton opozitën të marrë pjesë në punimet e Kuvendit
Pasi ka thirrur seancën plenare të Kuvendit për nesër, 14 dhjetor 2015, pa arritur marrëveshje paraprake me opozitën e bashkuar, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, i ka bërë thirrje opozitës që të marrë pjesë në seancë dhe të mos e përjashtojë veten nga punimet e Kuvendit. Opozita ka bërë të …
Më shumë...Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, bisedoi me ambasadorin amerikan në Maqedoni, z. Xhes Bejli
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka qëndruar në rezidencën amerikane, në Shkup ku është takuar me Ambasadorin amerikan në Maqedoni, z. Xhes Bejli. Kryetari Ahmeti dhe Ambasadori Bejli shkëmbyen mendime rreth zhvillimeve të fundit në drejtim të zbatimit të marrëveshjes së Shkupit për përfundim të krizës, …
Më shumë...Ministri, Oliver Spasovski ka filluar hetime të reja për rastin e Kumanovës
Ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Oliver Spasovski, ka njoftuar se ka filluar hetime të reja për rastin e Kumanovës, me qëllim që të zbardh dyshimet e ngritura në opinion. Ndërsa sa i përket rastit Monstra, Spasovski ka thënë se kjo lëndë me siguri do të shqyrtohet nga ana …
Më shumë...Aktivisti i Vetëvendosjes Alban Makolli ka rrëfyer për dhunën që ka ushtruar policia
Lëvizja Vetëvendosje në një konferencë për medie ka sqaruar rrethanat e aksionit të fundit, ku është goditur me ngjyrë ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi. Në njoftimin e Vetëvendosjes, thuhet se Alban Makolli ka rrëfyer për dhunën të cilën ka përdorur policia ndaj tij pas përfundimit të aksionit …
Më shumë...Shaip Muja: Thirrje pozitës dhe opozitës që të bisedojnë për tejkalimin e krizës politike
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Shaip Muja, u ka bërë thirrje pozitës dhe opozitës të ulen dhe të bisedojnë për tejkalimin e krizës politike. Në këtë intervistë për “Epokën e re”, ai ka thënë se do të ishte gabim i madh nëse do të lejohej që dikush nga jashtë të …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
