Kumtesa e Policisë për ngjarjet e dhunshme jashtë Kuvendit

Në komunikatën e saj, Policia
ka njoftuar edhe për zhvillimet e dhunshme që ngjanë jashtë Kuvendit të
Kosovës. Sipas njoftimit zyrtar, një grup prej 150 personash kanë qëndruar
jashtë Kuvendit derisa po zhvillohej seanca. Pas orës 14:00, sipas Policisë,
protestuesit kanë shfaqur dhunë, duke hedhur mjete të ndryshme me ngjyrë si dhe
mjete të forta drejt zyrtarëve policor dhe drejt ndërtesave shtetërore. “Si
pasojë e dhunës së shfaqur nga ana e protestuesve, në disa lokacione të
ndryshme  janë dëmtuar pesë (5) vetura zyrtare, njërës prej tyre i është
vënë zjarri nga persona të dyshuar”, thuhet në komunikatën e Policisë. Në njoftim
përmendet edhe hedhja e një kokteji të mollotovit në drejtim të një veture të
blinduar të Policisë, si dhe dëmtimi i dy veturave patrulluese policore nga
hedhja e mjeteve të forta. Poashtu është evidentuar edhe dëmtimi i një veture
civile. Sipas komunikatës së Policisë “protestuesit e dhunshëm gjatë
shpërndarjes dhe lëvizjeve të tyre në lokacione të ndryshme kanë tentuar të
bllokojnë dhe pengojnë qarkullimin e trafikut, duke vendosur mjete të ndryshme
në rrugë, duke përfshirë edhe kontejnerë mbeturinash”.  Në komunikatë, poashtu, bëhet e ditur se janë
arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor 3 protestues të dhunshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …