Yearly Archives: 2015

Anulohen fluturimet në Aeroportin Ndërkombëtar ‘Adem Jashari’

Zyrtarë të Aeroportit të Prishtinës njoftojnë se as sot nuk do të realizohet asnjë fluturim. Ditëve të fundit, janë anuluar shumica e fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’ si pasojë e mjegullës së madhe. Kjo ka bërë që agjencitë turistike t’i bartin udhëtarët me autobus në aeroportet e …

Më shumë...

Arrest shtëpiak për ‘Ballistin’

I riu nga Kukësi, Ismail Morinaj i njohur ndryshe si ‘Ballisti’ është liruar nga paraburgimi. Gjykata e Lartë sot i zëvendësoi masën e paraburgimit me atë të arrestit shtëpiak. Me kërkesën e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, Policia e Shtetit e pati arrestuar të riun nga Kukësi në …

Më shumë...

Projeksionet buxhetore nuk mundësojnë krijimin e Ushtrisë

Qeveria e Kosovës ka dështuar edhe ketë vit ta themelojë Ushtrinë e Kosovës, duke mos arritur ta forcojë shtetësinë. Mos-marrëveshjet e brendshme e pastaj edhe shantazhet e Listës ‘Srpska’, do të pamundësojnë për një kohë të gjatë shndërrimin e FSK-së. Ekspertët e sigurisë janë të shqetësuar se Kosova nuk pritet …

Më shumë...

Qeveria merr kredi 29 milionë euro për rregullimin e rrugëve

Qeveria e Kosovës dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, kanë arritur marrëveshjen për kredi “Rehabilitimi i Rrugëve Rajonale” në vlerë prej 29 milionë eurosh. Nënshkrimi i kësaj Marrëveshje ka për qëllim rehabilitimin e rrugës nga Kllokoti deri në rrugën e Gjilanit (përafërsisht 17 km), përmirësimin e rrugës hyrëse të …

Më shumë...

Deputetit, Kurti i vazhdohet arresti shtëpiak

Gjykata Themelore e Prishtinës sot ka vazhduar masën e arrestit shtëpiak për deputetin, Albin Kurti, deri me 18 shkurt të vitit të ardhshëm. Lajmi është pohuar edhe nga vetë avokatja e tij, Hedije Ademi. Deputeti, Albin Kurti ndodhet në arrest shtëpiak qysh nga java e kaluar pas vendimit të Gjykatës …

Më shumë...

KMLDNJ: KEDS-i po plaçkit konsumatorët

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar ndaj shtrenjtimit të rrymës elektrike, duke thënë se nuk është hera e parë që KEDS-i po plaçkit botërisht qytetarët e Kosovës. Ky Këshill njofton se ditëve të fundit ka pranuar ankesa të shumta të qytetarëve për shtrenjtimin e …

Më shumë...

Nikoliq: Kisha Ortodokse Serbe të përfshihet në bisedimet me Serbinë

Kryetari i Serbisë, Tomisllav Nikoliq i ka mëshuar sërish idesë që Kisha Ortodokse Serbe të përfshihet në bisedimet me Kosovën. Nikoliq, siç përcjell B92, konsideron se Kisha Ortodokse Serbe duhet ta paraqesë qëndrimin e saj sepse në bisedimet Prishtinë-Beograd do të shpaloset “problemi i pasurisë së saj në Kosovë”. Sipas …

Më shumë...

Ministri Krasniqi tregon të arriturat në fushën e bujqësisë

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi në konferencën e mbajtur me rastin e fundit të vitit, ka shpalosur të arriturat në sektorin e bujqësisë. Ai ka premtuar se në vitin e ardhshëm do të krijohet për herë të parë fondi për mbështetjen e bujqve të prekur nga …

Më shumë...

Ymeri: Dialog me serbët e Kosovës por jo me Serbinë

Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri gjatë një paraqitje për mediet, ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë mund të ndodh vetëm me pranimin e pavarësisë së Kosovës. Duke përmendur rastin kur Jugosllavia pati njohur Kroacinë përmes një marrëveshje, Ymeri ka thënë se “njohja është parakusht për eliminimin e problemeve …

Më shumë...

Gjykata Themelore në Prishtinë i caktoi një muaj paraburgim aktivistit të Vetëvendosje Nol Nushi

Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim që aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje Nol Nushi t’i caktohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji. Në seancën dëgjimore që u mbajt sot, gjykata ka caktuar këtë masë kundër  të pandehurit për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale; pjesëmarrja në …

Më shumë...

Hashim Thaçi: Nuk do të ketë rinegocim të marrëveshjes për Asociacionin e Komunave Serbe

Zëvendës-kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka vlerësuar se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese është këshillëdhënës për Qeverinë e Kosovës në lidhje me Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Ai ka  paralajmëruar se ky opinion i kushtetueses do të respektohet plotësisht nga Qeveria e Kosovës. Sipas tij, nuk do të ketë rinegocioim …

Më shumë...

Selimi: Lista Serbe do ta mbajë peng formimin e FAK

Duke komentuar dështimin e Qeverisë  së Kosovës  që edhe ketë vit ta themelojë Ushtrinë e Kosovës  anëtari i Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së,  Rexhep Selimi, ka vlerësuar se Lista Serbe i merr të gjitha direktivat nga Serbia se si të veprojë në Kosovë. Sipas tij, …

Më shumë...

Ahmet Qeriqi: Në luftë kundër komunizmit të kaluar, më të zëshmit janë bijtë e tij bastardë

Duke mos mundur të luftojnë korrupsionin, (duke u shtirë si të pamundshëm) trafiqet dhe të gjitha shëmtitë e botës kapitaliste, duke mos disponuar asnjë fije njerëzie e ideali kombëtar, duke injoruar të kaluarën pesëdhjetë-vjeçare të Shqipërisë, duke pretenduar që të eliminohen  për gjithmonë nga historia dhe kujtesa, 50 vjet Shqipëri, …

Më shumë...

50 sulme të ISIS-it gjatë vitit 2015, rreth 1000 të vrarë në dhjetëra shtete të botës

Forcat terroriste të ISIS-it gjatë vitit 2015 kanë kryer shumë sulme në disa vende të botës, si në Egjipt, Tunis, Turqi, Francë, Liban, Libi Jemen, Arabi Saudite, Afganistan, Kuvajt, Banglladesh e vende të tjera. ISIS-i ka paralajmëruar vazhdimin e sulmeve terroriste kundër shteteve më të mëdha të botës. Në sulmet …

Më shumë...

Forcat intrevencioniste ruse kanë vrarë kryeun e kryengritësve në Siri

Burimet e Al-xhaziras bëjnë të ditur se gjatë një bombradimi të forcave ruse në Siri  është vrarë njëri ndër kryengritësit më të njohur të opozitës në Siri, Zahran Alaush, themeluesi i Ushtrisë së Islamit. Vrasja e tij është një goditje e madhe për opozitën e armatosur dhe mund të forcojë …

Më shumë...

Forcohen dhe konsolidohen strukturat paralele serbe në Kosovë

Zyra serbe për Kosovën, që udhëhiqet nga Marko Gjuriq ka emëruar Zoran Stojkoviqin në krye të zyrës për rajonin e Anamoravës në Kosovë, me seli në Kllokot. Stojkoviq do të bëjë koordinimin e funksionimit të institucioneve të Republikës së Serbisë në rajonin e Anamoravës. Ai ka qenë kryetar i komunës …

Më shumë...