Monthly Archives: June 2016

IQV kërkon dorëheqjen e kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri

Agim Bahtiri

Iniciativa Qytetare për Veprim sot do të organizojë një aksion simbolik para ndërtesës së komunës së Mitrovicës, ku do të kërkojë dorëheqjen e kryetarit Agim Bahtiri për shkeljen e premtimit për heqjen e barrikadës mbi urën e Ibrit. Sipas Iniciativës Qytetare për Veprim, kryetari i Mitrovicës në mënyrë të vazhdueshme …

Më shumë...

Mediet serbe bëjnë çmos për të dëmtuar imazhin e Kombëtares Kuqezi

Mediet serbe bëjnë çmos për të dëmtuar imazhin e Kombëtares Kuqezi

Mediet serbe janë duke orkestruar një fushatë të organizuar me qëllim të dëmtimit të imazhit të Kombëtares shqiptare në Kampionatin Evropian që po mbahet në Francë. Në ndeshjen e fundit në Marsejë, tifozëria shqiptare shpalosi një parullë me mbishkrimin ‘Kosova është Shqipëri’, gjë që solli reagime të tërbuara në Serbi. …

Më shumë...

Serbia i ndërprenë gërmimet në Kizhevac

Kanë filluar gërmimet për të pagjeturit në tri vend-varrime në Kosovë, kërkohen edhe tri të tjera, në Serbi

Në Kizhevac të Serbisë janë ndërprerë gërmimet që kishin filluar muaj më parë. Hulumtimi i një lokacioni të dyshuar për varrezë masive, është ndërprerë nga pala serbe me arsyetimin se nuk ka mjete të mjaftueshme financiare për t’i vazhduar gërmimet. Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut …

Më shumë...

Të mërkurën Deçani organizon dëgjim Publik me qytetarët

Njoftojmë qytetarët e Komunës së Deçanit se Komitetit për Politikë dhe Financa , Drejtoria për Buxhet dhe Financa dhe Drejtoria për Shëndetësi të Komunës së Deçanit organizojn: Dëgjim Publik për kornizën Afatmesme Buxhetore 2017-2019 Linja Buxhetore për Shëndetësi.

Më shumë...

Shkollat e mesme të Suharekës kanë vend për 1.244 maturantë

Ka filluar procedura e regjistrimit të maturantëve në Shkollat e mesme të Suharekës dhe për maturantë, janë 1.244 vende të lira dhe atë në gjimnaz 448 nxënës, Shkollë teknike 444 dhe në atë profesionale 352 nxënës”, kështu u tha në takimin e rregullt të sigurisë lokale, të cilën e kryesoi …

Më shumë...

Organizata “FaMeSa” ndihmon familjet e martirëve të Reçakut

Organizata Joqeveritare “FaMeSa” nga Gjilani, ka sjellë një kamion kryesisht me veshmbathje për familjet e martirëve të Reçakut të komunës së Shtimes. Mevlude Demiri, përfaqësuese e OJQ-së “FaMeSa”, tregon se për 13 vite rresht ka grumbulluar dhe sjellë ndihma humanitare të ndryshme në ndihmë të familjeve të martirëve të Reçakut. …

Më shumë...

Mamografi mobil edhe në Skenderaj

Njoftohen qytetarët e Skenderajt se Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në bashkëpunim me Koordinatorin nacional për Mamografi mobile Dr. Agim Bregaj, organizon kontrolla falas me mamograf mobil për qytetarët e Skenderajt. Për shkak të interesimit të madh për kontrolla të mamografisë qytetarët duhet paraprakisht të bëjnë termine në QKMF, …

Më shumë...

Njoftim për dezinsektim kundër rriqrave në Shkozë, Janqisht, Guncat dhe Gajrak

Njoftohen banorët e Shkozës dhe Janqishtit, të komunës së Malishevës se të shtunën më 18 qershor 2016, dhe banorët e Guncatit dhe Gajrakut, të dielën më 19 qershor 2016, do të bëhet dezinsektimi selektiv kundër rriqrave. Dezinsektimi kundër rriqrave bëhet në kuadër të zbatimit të strategjisë për luftimin dhe parandalimin …

Më shumë...

Kryetari Bashota propozon nderimin e pesë ish- deputetëve me titullin “ Nderi i Qytetit”

Me rastin e 18- Qershorit, Ditës së Çlirimit të Klinës, kryetari i Komunës së Klinës, z. Sokol Bashota, ka ndërmarre iniciativën për të nderuar me titullin “Nderi i Qytetit”, pesë personalitete të cilët në vite të ndryshme kanë dhënë kontribut të madh për çështjen kombëtare. Bëhet fjalë për Bajram Buqanin, …

Më shumë...

Klina shënoi ditën e çlirimit

Aktivitete të shumta kulturore dhe sportive janë  zhvilluan me rastin e shënimit të 17-të  vjetorit të Çlirimit të Komunës së Klinës, të  organizuara  nga Drejtoria e Kulturës , Rinis dhe Sportit. Ngritja e flamurit para objektit të Komunës së Klinës dhe vënia e kurorave në sheshin “Mujë Krasniqi”, shënuan fillim …

Më shumë...

Deputetët i vazhdojnë EULEX-it mandatin edhe për dy vite

Eulex

Pas një debati të gjatë që u përcoll me tone kritike, shumica e deputetëve të Kosovës votuan për vazhdimin e mandatit të misionit të EULEX-it në vendin tonë. Me 79 vota pro, ligjvënësit votuan për projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që ndërlidhen me Mandatin e EULEX-it në Kosovë. …

Më shumë...

Sherifi e quan hipokrizi votimin e deputetëve për vazhdimin e EULEX-it

Bilall Sherifi

Anëtari i Kryesisë së Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi ka kritikuar deputetët e Kuvendit të Kosovës që votuan për vazhdimin e mandatit të EULEX-it. Ai ka përkujtuar fjalimet e deputetëve, shumë prej të cilëve thanë se ky mision është marrë vetëm me UÇK-në dhe nuk i ka hetuar dhe as …

Më shumë...

Shtohet numri i familjeve që kërkojnë asistencë sociale

Shtohet numri i familjeve që kërkojnë asistencë sociale

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka bërë të ditur se në periudhën janar-maj të këtij viti, numri i shfrytëzuesve në skemën e ndihmës sociale është rritur për 902 familje. “Në janar të vitit 2016, në regjistrin e shfrytëzuesve të ndihmave sociale kanë qenë  gjithsej 25.551 familje me 105.354 anëtarë …

Më shumë...

Hyseni: Migrimi i parregullt ka rënë tërësisht

Hyseni: Migrimi i parregullt ka rënë tërësisht

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni priti sot në takim ambasadorët e Holandës, Suedisë, Austrisë dhe Belgjikës si dhe përfaqësuesin e BE-së në Kosovë, Thomas Gnocchi. Të pranishmit në takim vlerësuan përparimin në zbatimin e projektit të binjakëzimit, që ka si synim ngritjen e kapaciteteve të institucioneve të Kosovës …

Më shumë...

Agani kërkon nga kryeministri ta lirojë nga detyra

Ferid Agani

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani përmes një letre publike ka kërkuar nga kryeministri, Isa Mustafa që ta lirojë nga detyra e ministrit deri në shpalljen e pafajësisë së plotë. “Duke pas parasysh ngritjen e aktakuzës nga Prokuroria e Shtetit ndaj meje; i bindur në pafajësinë time të …

Më shumë...