Kandidati për deputet nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Skender Reçica ka thënë se me qeverisjen e vendit nga koalicioni Nisma Socialdemokrate-Aleanca Kosova e Re dhe Partia e Drejtësisë, të gjithë pensionistët kontribut dhënës do të marrin pensione meritore dhe do të kenë trajtim të dinjitetshëm. Ai shtoi më tutje se …
Më shumë...Monthly Archives: September 2019
Bogujevci: Lëvizja Vetëvendosje ka programin e saj e cila ofron mirëqenie për të gjithë qytetarët
Lëvizja Vetëvendosje programin e saj qeverisës e ka paraqitur para votuesve, simpatizantëve dhe qytetarëve të komunës së Besjanës. Kandidatja për deputete, Saranda Bogujevci tha se në programin e tyre për të qeverisur kanë 20 pika prioritare. “VV-ja qysh nga viti 2013 ka pasur programin e saj, edhe këtë vit kemi …
Më shumë...Ymeri: Paga minimale duhet të shndërrohet në instrument që lufton varfërinë dhe rrit barazinë
Duke paraqitur programin qeverisës të koalicionit AAK-PSD, kandidati për deputet, Visar Ymeri tha se me qeverisjen e vendit nga koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate, paga minimale duhet të shndërrohet në instrument që lufton varfërinë dhe rrit barazinë. Ai theksoi më tutje se paga minimale duhet të …
Më shumë...Mustafa: Koalicion i drejtuar nga LDK mund ta luftojë krimin e korrupsionin dhe t’ia hap Kosovës rrugën e integrimeve euroatlantike
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka drejtuar kritika ndaj kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli. Mustafa ka shkruar në adresën e tij elektronike se se kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, dje në Shtërpce dhe Ferizaj konfirmoi dy gjëra me rëndësi – e para, se po …
Më shumë...Demokracia në Veprim: Për tri ditë të fushatës zgjedhore partitë politike i kanë shpenzuar 1 milion e 63 mijë euro
Demokracia në Veprim ka konstatuar se për tri ditë të fushatës zgjedhore, partitë politike i kanë shpenzuar 1 milion e 64 mijë euro. Përfaqësuesit e Demokracia në Veprim (DnV) kanë vlerësuar se atmosfera e fushatës zgjedhor deri më tani është e qetë dhe deri më tani janë realizuar 217 aktivitete …
Më shumë...Nesër në fshatin Romajë bëhet zbulimi i lapidarit të dëshmorëve të kombit Qenë Qenaj dhe Hamëz Ukaj
Nesër ( 29 shtator, e diel) në fshatin Romajë bëhet zbulimi i lapidarit të dëshmorëve të kombit Qenë Qenaj dhe Hamëz Ukaj. Ceremonia e zbulimit të lapidarit bëhet të Shtëpia e Kulturës në Romajë duke filluar në ora 10.00
Më shumë...Ekspertët e ekonomisë kanë thënë se premtimet e partive politike janë të parealizueshme
Ekspertët e ekonomisë kanë thënë se premtimet e partive politike për rritje ekonomike prej 6 deri në 9 për qind dhe për rritje të pagave prej 10 për qind janë të parealizueshme. Njohësit e fushës së ekonomisë kanë thënë se premtimet elektorale se do t’i forcojnë skemat sociale dhe përftimet …
Më shumë...Koalicionet dhe partitë politike vazhdojnë fushatën për zgjedhjet e parakohshme
Edhe gjatë ditës së sotme, koalicionet dhe partitë politike vazhdojnë për të katërtën ditë me radhë fushatën për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Partia Demokratike e Kosovës fushatën e saj sot do ta përqendroj në rajonin e Dukagjinit, Vetëvendosja në Besjanë, Drenas e Han të Elezit, Lidhja Demokratike e Kosovës në …
Më shumë...Në Afganistan po mbahen zgjedhjet presidenciale
Në Afganistan po mbahen zgjedhjet presidenciale nën masa të rrepta të sigurisë, për shkak të frikës nga sulmet e militantëve talibanë dhe frikës për manipulim të votave. Pesëmbëdhjetë kandidatë po garojnë në këto zgjedhje por favorit konsiderohet presidenti aktual, Ashraf Ghani, i cili po kërkon edhe një mandat tjetër pesëvjeçar …
Më shumë...Drashkoviq: Shteti i Serbisë u përzu njëherë e përgjithmonë nga Kosova
Ish ministri i Jashtëm i Federatës serbo-malazeze Vuk Drashkoviq ju ka thënë medieve serbe se Serbia e ka humbur Kosovën dhe ky realitet i hidhur duhet të pranohet. Kryetari i Serbisë, Aleksander Vuçiq duhet ta bëjë atë që e imponon arsyeja dhe të mos frikësohet ta pranoj realitetin. Drashkoviq ka …
Më shumë...KOMF: Të mos shfrytëzohen fëmijët për fushata zgjedhore
Koalicioni i Organizatave joqeveritare për Mbrojtjen e Fëmijëve ka kërkuar nga të gjitha partitë që të mos përdorin fëmijët për fushata zgjedhore. Drejtues të këtij koalicioni kanë thënë se përdorimi i fëmijëve në fushata zgjedhore edhe në këto zgjedhje po vazhdon të vërehet si dukuri, ashtu sikurse në zgjedhjet e …
Më shumë...Veseli: Qeveria e PDK-së është e duhura, jo koalicioni i izolimit dhe korrupsionit i Kurtit dhe Mustafës
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Kadri Veseli, në një tubim me mijëra qytetarë në Ferizaj, ka thënë se është e jashtëzakonshme të jesh në sheshin “Adem Jashari”, në këtë shesh lirie, në këtë shesh ku rinia e ka mbushur çdoherë kur i është deshtë atdheut. Veseli ka thënë se Ferizaj …
Më shumë...Hillari Klinton thotë se Donald Trump është një rrezik i hapur dhe një kërcënim për Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Ish sekretarja e shtetit amerikan, Hillari Klinton e quan presidentin, Trump një tornado njerëzore të korruptuar. “Nuk ka rëndësi nëse është demokrat apo republikan, kur një president që është betuar për të mbrojtur kushtetutën, përdor pozicionin e tij për të tentuar të detyrojë një qeveri të huaj të veprojë për …
Më shumë...Edi Rama: Serbia duhet të bindet dhe ta kuptojë se Kosova e pavarur është një realitet i pamohueshëm
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama duke folur në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara u ndal në një kërkesë specifike dhe kërkoi nga të gjitha vendet e anëtarësuar në OKB ta njohin pavarësinë e Kosovës”. Rama u drejtua me fjalët: E dashur Serbi, Kosova e pavarur është një realitet i pamohueshëm. …
Më shumë...Vjosa Osmani: Lirinë e Kosovës e kemi në gjakun e viktimave ( jo të luftës së UÇK-së)
Kandidatja e LDK-së për kryeministre Vjosa Osmani, ka thënë në Kompleksin përkujtimor në Reçak se liria e Kosovës i ka rrënjët në gjakun e viktimave që humbën jetën gjatë masakrës së 20 viteve më parë në këtë fshat. “Nëse sot ne e kemi lirinë, e kemi pikërisht për shkak të …
Më shumë...Osmani: Ne dëshirojmë të krijojmë kushte më të mira për të gjithë të rinjtë e Dragashit dhe Kosovës
Gjatë një takimi me qytetarët e Dragashit, kandidatja e LDK-së për kryeministre Vjosa Osmani, tha se programi i saj qeverisës parasheh jetë të përballueshme financiarisht për nënat dhe baballarët tanë. Ne dëshirojmë që për rininë e mrekullueshme të Dragashit dhe të krejt Kosovës të krijojmë kushte që ata të punojnë …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
