Monthly Archives: August 2023

Komuna e Malishevës ka filluar me mbajtjen e dëgjimeve publike për hartimin e buxhetit

Komuna e Malishevës, ka filluar me organizimin dhe mbajtjen e dëgjimeve publike, për hartimin e projekt buxhetit, sipas Kornizës Afatmesme Buxhetore 2024-2026, me theks të veçantë për hartimin e buxhetit për vitin 2024. Për këtë qëllim, janë organizuar katër dëgjime buxhetore, me sektorët apo grupe të ndryshme të interesit, ku …

Më shumë...

Kryeministri, Albin Kurti, vazhdon të insistojë se peticioni është zgjidhja më e mirë për zgjedhjet e reja në veri të Kosovës

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vazhduar të insistojë se peticioni është zgjidhja më e mirë për zgjedhjet e reja në veri të vendit. Ai ka thënë se vetëm kur 20 për qind e trupit elektoral shprehin vullnetin për t’ia ndërprerë mandatin kryetarëve aktual, jepen dëshmi se nuk mund të …

Më shumë...

Bashkimi Evropian thotë se reduktimi i pranisë policore nga objektet në veri, është hap i duhur por i kërkon edhe hapat e tjerë

Bashkimi Evropian thotë se reduktimi i pranisë policore nga objektet në veri është hap i duhur por duhen edhe hapa të tjerë. Bashkimi Evropian e ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për reduktimin edhe të 25 për qind të pranisë policore brenda dhe përreth ndërtesave komunale në veri. Por, …

Më shumë...

Zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme, Peter Stano, ka folur për çështjen e dialogut, dhe masat që BE-ja ka vendosur ndaj Kosovës

Peter Stano: Bashkimi Evropian ka vendosur një sërë masash ndaj Kosovës, ndërsa jemi duke e monitoruar Serbinë

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Peter Stano, të enjten ka folur për çështjen e dialogut, si dhe masat që BE-ja ka vendosur ndaj Kosovës. Në një konferencë për media Stano tha se ndërmarrja e veprimeve ndaj Qeverisë së Kosovës ka ndodhur për shkak “të paaftësisë të autoriteteve …

Më shumë...

Vizita e kryeministrit Kurti në Maqedoni bëhet me ftesë të kryetarit të Çairit, Visar Ganiu e kryetarit të Tetovës, Bilall Kasami

Vizita e kryeministrit Kurti në Maqedoni bëhet me ftesë të kryetarit të Çairit, Visar Ganiu e kryetarit të Tetovës, Bilall Kasami

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës së paralajmëruar në Tetovë nuk ka kërkuar ta takojë Ali Ahmetin, kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, udhëheqësin e partisë më të madhe të shqiptarëve në Maqedoni. Kurti sot do të pritet në Shkup nga kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu nga …

Më shumë...

Bedri Islami, ka thënë se “grupi i Tiranës” brenda Lëvizjes Vetëvendosje është e keqja më e madhe që ka përbrenda kjo parti

Ish-kryetari i Lëvizjes Popullore të Kosovës Bedri Islami, ka thënë se “grupi i Tiranës” brenda Lëvizjes Vetëvendosje është e keqja më e madhe që ka përbrenda  kjo parti. Ai e përmendi Hysamedin Ferajn, për të cilin tha se është ekstremist, madje  edhe kundër Skënderbeut. Sipas tij Kosova dhe Shqipëria asnjëherë …

Më shumë...

Adem Lushaj: Nata e fundit me Prof. Maxhun Malë Çekaj, hero i Kosovës

Maxhun Malë Çekaj (10.5.1941 – 11.8.1998)

Ofensiva serbo-sllave e gushtit (9, 10 dhe 11 gusht 1998), kishte përfshirë fshatrat Hereq, Gramaqel, Shaptej, Dubravë, Gllogjan, Irzniq, Baballoq, Rastavicë, Prekolluk,…ku ishte përdorur edhe artileria e rëndë serbo-sllave. Kishim shumë të plagosur dhe të vrarë. Ishte ofensivë e tokës së djegur. Granatimet ishin të vazhdueshme. Të rralla ishin objektet …

Më shumë...

Flet mësuesja e Filozofisë, Shpresa Bajraktari-Ruçi për jetën në kohën e socializmit

Flet mësuesja e Filozofisë, Shpresa Bajraktari Ruçi:  Nuk harrohen tre komponentë: Mësim, punë, kalitje fizike dhe ushtarake -Si mësonim në shkollë të mesme artin ushtarak, taktikë, xhenjo, kimi, këmbësori, artileri, për të mbrojtur atdheun. -Si punuam ditë e natë për brezaret e Lukovës dhe hekurudhës Elbasan-Prrenjas, që sot janë shkatërruar Shpresa Ruçi lindur …

Më shumë...

Bekim Hamez Jashari: 25 vjetori i rënies së heronjve Bedri Shala e Bekim Berisha

Sot, bashkë me familjen e nderuar Shala dhe bashkëluftëtarë të Bedriut zbuluam pllakën përkujtimore të shtëpisë çerdhe të UÇK-së dhe Komandantit Legjendar Adem Jashari, shtëpisë së familjes së dëshmuar Shala e cila qysh në fillimet e luftës çlirimtare priti e ushqeu themeluesit e UÇK-së. Kjo familje atdhetare ia dha UÇK-së …

Më shumë...

Polonia është duke planifikuar që të dërgojë rreth 10 mijë ushtarë shtesë në kufi me Bjellorusinë, për ta mbështetur Gardën Kufitare

Polonia është duke planifikuar që të dërgojë rreth 10 mijë  ushtarë shtesë në kufi me Bjellorusinë, për ta mbështetur Gardën Kufitare, ka thënë ministri polak i Mbrojtjes, Marius Blasçak. Rreth 10.000 ushtarë do të jenë në kufi, prej të cilëve 4.000 do ta mbështesin Gardën Kufitare dhe 6.000 do të …

Më shumë...

Bjellorusia po ndërmerr masa adekuate të reagimit kundër aktiviteteve të fundit ushtarake në Poloni dhe shtetet baltike

Bjellorusia sot tha se po ndërmerren “masa adekuate të reagimit” kundër aktiviteteve të fundit ushtarake në Poloni dhe shtetet baltike, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Belta. “Mund të them me besim se të gjitha parashikimet tona në lidhje me aktivitetet e bllokut të NATO-s dhe anëtarëve të tij individualë janë …

Më shumë...

Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Turqisë bëri thirrje për parandalimin e akteve që sulmojnë Islamin nën petkun e lirisë së shprehjes

Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Turqisë bëri thirrje për parandalimin e akteve që sulojnë Islamin nën “petkun e lirisë së shprehjes”, raporton Anadolu. Sipas një deklarate të Drejtorisë së Komunikimit të Türkiyes, Këshilli i Sigurisë Kombëtare tha se shteteve që nuk përmbushin përgjegjësitë e tyre në parandalimin e “akteve të …

Më shumë...

Kryetari Haliti nga Pozherani kërkon nga niveli qendror që të përfundoet sa më shpejt objekti i ri shkollor

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor ka vizituar Pozheranin, konkretisht vendin ku akoma nuk kanë përfunduar punimet në ndërtimin e objektit të ri të shkollës fillore të mesme të ulët “Halil Alidema”.  Ai tha se është shqetësuese që niveli qendror nuk i ka dhënë prioritet këtij projekti, …

Më shumë...

E enjtja e dyerve të hapura për qytetarët rahovecian

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, pasditën e së enjtes e ka të ndarë për qytetarë, respektivisht mirëpritjen e tyre në zyrën e tij. Zhvillimi i bisedave të ndryshme që ndikojnë direkt në përmbushjen e kërkesave dhe nevojave të qytetarëve, është qëllimi i takimeve të tilla.

Më shumë...

Kryetari Latifi, ka pritur në takim vëllezërit Adri dhe Nuri Bugari të bijtë e dëshmorit Abdullah Bugari

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka pritur në një vizitë të veçantë vëllezërit Adri dhe Nuri Bugari, të bijtë e bashkëveprimtarit të hershëm në përpjekjen e fshehtë kundër pushtuesit serb dhe luftëtarit të radhëve të para të UÇK-së, që ra trimërisht dëshmor, më 17 korrik të vitit 1998, …

Më shumë...