Në oborrin e shkollës në Varosh të komunës së Ferizajt u rregullua fusha sportive në vazhdën e investimeve për terrene sportive në zonat rurale, duke i shërbyer nxënësve dhe sportistëve të gjithë fshatit e më gjerë.
Më shumë...Monthly Archives: November 2023
Komuna e Vitisë po vazhdon me rregullimin e infrastrukturës rrugore
Komuna e Vitisë po vazhdon me rregullimin e infrastrukturës rrugore, një ndër to është edhe asfaltimi i rrugës alternative prej xhamisë së qytetit të Vitisë e cila lidhet me rrugën në drejtim të fshatit Pozheran ka me e lehtësua qarkullimin alternativ për shumë qytetarë. Po ashtu po ndërtohen plot shtigje …
Më shumë...KPM organizon diskutim publik me qëllim të vënies edhe një herë në dispozicion të publikut dhe palëve të interesuara
Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) në pajtim me nenin 8 të Ligjit Nr. 04/L-44 të KPM-së, organizon diskutim publik me qëllim të vënies edhe një herë në dispozicion të publikut dhe palëve të interesuara Draft Rregulloren për komunikimet komerciale audio dhe audiovizuele dhe Draft Rregulloren për pronësinë dhe koncentrimin …
Më shumë...Vazhdon mirëmbajtja e hapësirave publike në territorin e Rahovecit, duke eliminuar të gjitha deponitë ilegale të mbeturinave
Vazhdon mirëmbajtja e hapësirave publike në territorin e Rahovecit, duke eliminuar të gjitha deponitë ilegale të mbeturinave. Komuna e Rahovecit ju bënë apel qytetarëve të përmbahen nga hedhjet e mbeturinave, shkelësit do të gjobiten nga Inspektorati Komunal i Mjedisit dhe Policia e Kosovës. Të bashkohemi për një mjedis më të …
Më shumë...Në komunën e Deçanit u mbajt Konsultimi Publik për Projekt Rregulloren për Menaxhimin e Mbeturinave
Në komunën e Deçanit u mbajt Konsultimi Publik për Projekt Rregulloren për Menaxhimin e Mbeturinave. Konsultimin e udhëhoqi, z. Mon Selmanaj, të pranishëm ishin, drejtori i Shërbimeve Publike, z. Izet Zenuni, përfaqësues të OSB- së dhe zyrtarë komunal. Drejtori i Shërbimeve Publike, z. Izet Zenuni, tha se kjo rregullore ka …
Më shumë...Edhe 20 familje tjera, nga fshati Baks i komunës së Skenderajt, po përfitojnë nga projekti i hapjes së bunarëve për ujë të pijshëm
Edhe 20 familje tjera, nga fshati Baks, po përfitojnë nga projekti i hapjes së bunarëve për ujë të pijshëm, pasi kanë vuajtur nga mungesa e tij. Kryetari Nura e ka vizituar sot Ganiun një nga përfituesit e këtij projekti, i cili është shprehur falënderues për ndihmën e ofruar. “Po nisim …
Më shumë...U përurua parku në qendër të Krushës së Madhe
Në Krushë të Madhe të komunës së Rahovecit u përurua parku me vendndodhje në qendër. Ky park modern përfshin: 3 lokale afariste, Ndriçim publik, Ulëse, Mjedis të gjelbëruar dhe Parkingje. Rregullimi i hapësirave publike dhe mirëmbajtja shihet si prioritet i komunë së Rahovecit.
Më shumë...Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, thotë se Qeveria Kurti është më antikushtetuesja që ka pasur ndonjëherë Kosova
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka folur lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetues të Kosovës, e cila e ka rrëzuar në tërësi Ligjin e Qeverisë Kurti, lidhur caktimin e çmimeve. Ai ka deklaruar me këtë rast se pikërisht ashtu edhe sikur pritej, Gjykata Kushtetuese e ka hedhur poshtë edhe një …
Më shumë...Edi Rama: Non gratat i gëzohen faktit që ndezja deri dhe e flakës në sallën e parlamentit merr dhenë në të gjithë mediat e huaja
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i pyetur nga gazetarët për kaosin e shkaktuar nga disa prej deputetëve të opozitës në Kuvend, të cilët kërkojnë ngritjen e komisioneve hetimore, tha se nuk do të ketë negociata të mazhorancës me një person të shpallur non-grata. Këtë e kemi thënë që ditën e …
Më shumë...Në Krushë të Madhe të komunës së Rahovecit u vendos gurthemeli i muzeut “Bajram Curri”
Me qëllim të përjetësimit të veprës së heroit kombëtar, Bajram Curri, i cili lindi në Krushë të Madhe të Rahovecit, sot, filloi realizimi i këtij projekti me arkitekturë të veçantë tipike muzeore në vendin ku lindi, muze i cili do të pasurohet me artefakte të jetës dhe të veprës së …
Më shumë...Në komunën e Deçanit u mbajt Konsultim Publik për Projekt Strategjinë Komunale për Informim dhe Komunikim 2023 – 2027
Në komunën e Deçanit u mbajt Konsultim Publik për Projekt Strategjinë Komunale për Informim dhe Komunikim 2023 – 2027. Konsultimin e udheheqi, z. Mon Selmanaj, të pranishëm ishin, përfaqësues të OSB-së, dhe zyrtar komunal. Strategjinë e prezantoi, znj. Ajne Iberhysaj, dhe zyrtarja për Informim dhe Komunikim me Publikun, znj. Edone …
Më shumë...Në prag të festës së flamurit u dhuruan 500 libra për bibliotekën e SHFMU “Asim Vokshi” në Panorc
Në vigjilje të shënimit të 28 Nëntorit-Ditës së Flamurit, falë aktivitetit të shkrimtarit Mehdi Krasniqi dhe donatorëve, libraria “Arbëri” dhe shtëpia botuese “Rozafa”, bibliotekës së SHMFU “Asim Vokshi” në Panorc të komunës së Malishevës, sot i është dhuruar një donacion me mbi 500 libra, për nevojat e bibliotekës së kësaj …
Më shumë...100 bujq vitias përfitues të mekanizmit bujqësorë
Në kuadër të projektit për mbështetje të bujqve të komunës së Vitisë, janë shpërndarë sot 70 moto kultivator me freza, si dhe për 30 fermerë u shpërndanë mekanizëm për lëvrimin e sipërfaqeve bujqësore. Në ceremoninë e shpërndarjes së këtij mekanizmi, kryetari i komunës Sokol Haliti, ka theksuar se Institucionet komunale, …
Më shumë...SHHSH, dega në Strugë organizonTribunë Shkencore” Prof. dr. MEHDI .D. POLISI Jeta dhe Veprimtaria”
Me 25 nëntor 2023, duke filluar në orën 11: 00, në Hotel Drim, në Strugë organizohet “Tribunë Shkencore” me rasti e 70 vjetorit të lindjes së profesor, doktor, Mehdi Polisi- jeta dhe veprimtaria. (27.11.1953-21.05.2014) Me kumtesat e tyre në këtë Tribunë do të paraqiten: Feti Mehdiu: Kontributi i Dr. Mehdi …
Më shumë...Sot në Ministrinë e Mbrojtjes, ministri, Ejup Maqedonci priti në një takim, kryeredaktoren e Radios Kosova e Lirë dhe drejtorin e TV-Diellit
Sot në Ministrinë e Mbrojtjes, ministri, Ejup Maqedonci, priti në një takim, kryeredaktoren e Radios Kosova e Lirë, Arbanë Qeriqi- Gashi dhe drejtorin e TV-Diellit, Zamir Qeriqi. Ata i uruan ministrit Maqedonci detyrën e re dhe i dhuruan “Arkivin Radios Kosova e Lirë gjatë luftës” në tri vëllime si dhe …
Më shumë...MM dhe FSK me rastin e DITËS SË FORCËS më datë 27 Nëntor, duke filluar nga ora 10:00 deri në ora 13:00 organizojnë “DITËN E HAPUR’’
Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e DITËS SË FORCËS, të hënën, më datë 27 Nëntor, duke filluar nga ora 10:00 deri në ora 13:00 organizojnë “DITËN E HAPUR’’. Manifestimi qendror do të mbahet në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, ku do të marrin pjesë …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
