Vizita e kryeministrit Albin Kurti në shtëpinë e Ibrahim Rugovës, ka shkaktuar reagime të shumta. Kurti ka përdorur projektin për rinovimin e shtëpisë ku aktualisht jeton familja Rugova për të bërë një lëvizje të mundshme elektorale, në një periudhë kur partitë politike janë angazhuar për fushatat e zgjedhjeve të vitit …
Më shumë...Yearly Archives: 2024
Komuna e Vitisë dhe Krivo Palanka rikthejnë bashkëpunimin e mirë ndërinstitucional
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka nënshkruar sot një marrëveshje mirëkuptimi me komunën Krivo Palanka nga Maqedonia e Veriut. Fillimisht ai priti në takim delegacionin nga kjo komunë që është kryesuar nga Antonio Davitkovski, udhëheqës i departamentit për zhvillim ekonomik lokal dhe integrime evropiane. Kryetari Haliti së pari …
Më shumë...Latifi: Bizneset si “Sylka” Sh.P.K, janë shembull i përkushtimit dhe i suksesit që fuqizon ekonominë e Rahovecit
Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi me bashkëpunëtorë, të mërkurën qëndroj për vizitë në Kompaninë “Sylka”, Sh.P.K., e cila merret me prodhimin e rrjetave metalike, me fokus rrjetave panel 3D. Kjo kompani, e themeluar që nga viti 1991 nga z. Hysen Sylka, operon me profesionalizëm dhe cilësi të …
Më shumë...Ziadin Sela e ka konsideruar skandaloze deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me gjuhën shqipe
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Ziadin Sela e ka konsideruar skandaloze deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me gjuhën shqipe. Ai kritikoi Kurtin për përhapjen e një “të pavërtete të madhe” dhe për kundërshtimin e përdorimit të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut, …
Më shumë...Avni Arifi: Vjosa Osmani do të duhej t’i kthente të gjitha ligjet në Kuvend
Analisti dhe ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Avni Arifi, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Kosovë, duke theksuar nevojën që presidentja Vjosa Osmani të kthejë të gjitha ligjet në Kuvend për shqyrtim të mëtejshëm. Ai kritikoi përdorimin e infrastrukturës shtetërore nga kryeministri Albin Kurti në para fushatën …
Më shumë...Christopher Hill: End duhet shumë punë për të normalizuar marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, theksoi se ende ka shumë punë për të bërë në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Duke folur në Konferencën e Sigurisë në Beograd, Hill theksoi rëndësinë e dialogut të udhëhequr nga BE dhe se, për të arritur normalizimin e marrëdhënieve, …
Më shumë...Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka kritikuar aktivitetet e kryeministrit Albin Kurti, në para fushatën e zgjedhjeve
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka kritikuar aktivitetet e kryeministrit Albin Kurti në prag të zgjedhjeve, duke i quajtur ato si përpjekje për të fituar pushtet në mënyrë populiste. Ai ka komentuar vizitën e Kurtit në shtëpinë e presidentit Ibrahim Rugova, duke e cilësuar atë si një lëvizje strategjike për …
Më shumë...Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti konsideron se mërgata ka pasur rol kyç në zgjedhjet e kaluara të Kosovës
Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti konsideron se mërgata ka pasur rol kyç në zgjedhjet e kaluara të Kosovës. Ai tha se diaspora është bërë një faktor i rëndësishëm, duke shtuar se shumica e deputetëve përpiqen të fitojnë sa më shumë vota nga kjo kategori. Haliti theksoi se diaspora tani ka …
Më shumë...Fatmir Limaj dhe Ramush Haradinaj prezantojnë programin qeverisës, 2025-2029, në Dardanë
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, së bashku me Ramush Haradinajn, kanë qëndruar në Dardanë, ku prezantuan programin qeverisës për periudhën 2025-2029. Ata theksuan angazhimin për zhvillim ekonomik, përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët dhe antarsimin e Kosovës në NATO. Limaj dhe Haradinaj besojnë se përmes punës të përgjegjshme …
Më shumë...Nënshkruhet deklarata kundër dhunës ndaj grave në politikë
Në një aktivitet të mbajtur në Prishtinë, u nënshkrua Deklarata Kundër Dhunës ndaj Grave në Politikë, nën udhëheqjen e Grupit të Grave Deputete të Kuvendit të Kosovës dhe mbështetje nga Misioni i OSBE-së. Ky dokument vjen pas “Konferencës Kundër Dhunës ndaj Grave në Politikë” dhe ka për qëllim të adresojë …
Më shumë...Përfaqësuesi i Lartë i BE-së Josep Borrell, thotë se çdo thirrje për luftë bërthamore është e papërgjegjshme
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, ka dënuar çdo thirrje për përdorimin e armëve bërthamore, duke e cilësuar këtë si të papërgjegjshme. Komentet e Borrell erdhën pas vendimit të presidentit rus Vladimir Putin për të ndryshuar doktrinën bërthamore të Rusisë. Gjatë …
Më shumë...AAK kritikon qeverisjen Kurti, për sanksionet dhe politikat e energjisë
Ardian Gjini, Kryetar i Gjakovës dhe përfaqësues i AAK, ka shprehur kritikën e partisë së tij ndaj qeverisjes së Kryeministrit Albin Kurti. Gjini ka thënë se, sipas AAK-së, shumë çështje janë të riparueshme, por disa probleme të shkaktuara nga qeverisja Kurti mund të kenë pasoja të pariparueshme. Ai ka theksuar …
Më shumë...Më 20 nëntor të vitit 1972 kishte hapur punimet, në Tiranë, Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe
Më 20 nëntor të vitit 1972 u hap në Tiranë, Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe. Me nismën e Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë të Universitetit Shtetëror të Tiranës, nga data 20 nëntor deri në 25 nëntor të vitit 1972 në Tiranë zhvilloi punimet Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës …
Më shumë...Ahmet Qeriqi: Bora e parë në kohë të luftës. (E premte 20 nëntor, 1998)
Gjatë tërë natës ka rënë dëborë. Në orët e para ditës niveli ka arritur 50 centimetra. Në këtë pjesë malore të Drenicës trashësia e borës shpeshherë kalon të 8o centimetra. Rrugët janë mbyllur. Vetëm rrugët këmbësore janë hapur aty këtu. Në orët e pas ditës disa ushtarë, një trekëndësh të …
Më shumë...Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, mori pjesë në tryezën e organizuar nga dega, në Gjilan me temë, “Aleanca për Ujin”
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në tryezën e organizuar nga dega e partisë në Gjilan me temën “Aleanca për Ujin”, ku ka shpalosur tri zgjidhje konkrete për furnizim me ujë në Gjilan. Në këtë tryezë, Haradinaj është shprehur se qytetarët e Kosovës meritojnë furnizim të pandërprerë me …
Më shumë...Kryeministri, Albin Kurti, inspektoi punimet në rezidencën e Ibrahim Rugovës, në Prishtinë
Kryeministri, Albin Kurti, inspektoi punimet në rezidencën e ish-presidentit Ibrahim Rugova. Ai ka thënë se “me ndërhyrjet restauruese që janë drejt përfundimit, rezidenca e presidentit historik Ibrahim Rugova do të vazhdojë të ruaj kujtesën mbi njërën ndër periudhat më të rëndësishme të popullit tonë”. “Sot ishim për të parë nga afër …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
