Driton Selmanaj

Driton Selmanaj ka akuzuar Kurtin për pafytyrësi, pasi në të kaluarën Ibrahim Rugovën e kishte quajtur “kolaboracionist”

Vizita e kryeministrit Albin Kurti në shtëpinë e Ibrahim Rugovës, ka shkaktuar reagime të shumta. Kurti ka përdorur projektin për rinovimin e shtëpisë ku aktualisht jeton familja Rugova për të bërë një lëvizje të mundshme elektorale, në një periudhë kur partitë politike janë angazhuar për fushatat e zgjedhjeve të vitit 2025. Ai e ka lavdëruar Rugovën, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së figurave historike të Kosovës, megjithatë, ai kishte kritikuar ashpër Rugovën dhe LDK-në në të kaluarën. Deputeti Driton Selmanaj ka akuzuar Kurtin për pafytyrësi, duke theksuar se ai dikur e kishte quajtur Rugovën “kolaboracionist”. Vizita e Kurtit shihet si përpjekje për të fituar mbështetje nga votuesit e LDK-së që janë ndarë mes partive politike dhe mund të përkrahën Vetëvendosjen në zgjedhjet e ardhshme.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …